Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë se përgjegjësinë më të madhe pas dështimit për anëtarësim në INTERPOL, duhet ta kenë Thaçi dhe Pacolli.
Islami ka thënë se dështimin e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk e ka pritur askush, por sipas tij ekzistojnë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që kanë ndikuar në proces.
“Faktorët e brendshëm kanë ndikuar edhe te faktorët e jashtëm për të penguar procesin. Mos uniteti i veprimeve mes Presidencës dhe Qeverisë shto edhe kundërshtimet e opozitës kanë ndikuar edhe te miqtë tanë ndërkombëtar që të jenë të hutuar me politikën e institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Islami.
Islami ka thënë në “Dossier D” në RTV Dukagjini se pavarësisht dështimit për t’u anëtarësuar në INTERPOL, Policia e Kosovës është njëra ndër policitë më profesionale dhe më të mira në Ballkan.
“Policia e Kosovës ka treguar profesionalizëm në 99% të rasteve…Prapë duhet të bëhet kërkesa për anëtarësim në INTERPOL dhe pavarësisht dështimit ajo duhet të vazhdojë të luftojë krimin e organizuar dhe terrorizmin”, tha Islami.
Islami thotë së mbetet brengë që mos anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, do t’u lë hapësirë kriminelëve që kanë kryer krime lufte në Kosovë.
“Kriminelët që fshihen në Serbi apo gjëkundi në botë, me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL nuk do të ndiheshin të sigurt dhe të lirë”, deklaroi njohësi i çështjeve të sigurisë.
Islami thotë se pas dështimit në Dubai, së paku dorëheqje morale duhej të jepte Behgjet Pacolli.
“Së paku ministri i Punëve të Jashtme duhej të jepte dorëheqje morale”, tha Islami, përcjell Telegrafi.
Ai ka thënë se taksa për produktet serbe, pas bllokimit të anëtarësimin e INTERPOL duhet të rritet, por duhet pasur kusht të mos ketë kontrabandë mallrash nga veriu i Kosovës.
“Taksa të rritet, por në veriun e Kosovës të vendosen kontrolle të rrepta që asnjë mall kontrabandë të mos hyjë nga Serbia, përndryshe efektet do të jenë të kundërta”, deklaroi Islami.
Duke folur për temën e korrigjimit të kufijve, Islami tha se deklaratat e Thaçit për këtë çështje janë të gabuara.
“Serbia ende nuk e ka pranuar Kosovën, dhe është e paarsyeshme të mendohet për korrigjimin e kufijve. Mendoj se është një vendim ose propozim i gabuar i presidentit Thaçi”, deklaroi Islami./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova