Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka publikuar një video në të cilën eksponenti i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Milovan Drecun në një emision për mediat serbe, ka folur mbi zhvillimet në veri të Kosovës dhe Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës.
Islami, përmes një postimi në Facebook, thotë se “Milovan Drecun i cili njihet si gazetar, gjatë luftës në Kosovë ka edhe përgjegjësi edhe për vrasjen e vëllezërve Mazreku, e që vërtet ka qenë bashkëpunëtor i KOS-it [shërbimit inteligjent serb], qenka mësyrë t’i sulmojë me shpifje shërbimet e inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe të Shqipërisë (SHISH). Ku tjetër përveç se në Tanjug”.
“Qëllimi i tij është tua humbë besimin AKI dhe SHISH te partnerët perëndimorë! Por kjo nuk do të ketë sukses, siç nuk ka pasur sukses kur gjatë viteve 1998 dhe 1999 përpiqej t’i quante terroriste edhe UÇK-në, edhe NATO-n”, ka shkruar Islami, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Drecun tash anëtar i Partisë Progresive Serbe [partisë së Vuçiqit], i cili ka qenë deputet në parlamentin serb qe nga viti 2012, ka thënë se “në të gjithë këtë, ajo që është duke ndodhur larg syve të publikut është prania e Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës”.
“… Në ushtri është formuar një agjenci speciale dhe për mua këtu janë bashkuar shërbime të zbulimit dhe kundërzbulimit. Këtu kemi një shërbim, i cili është jashtëzakonisht aktiv në veri e i cili vepron (natyrisht në uniforma civile), por që kanë legjitimitet dhe kompetenca policore, dhe që kanë marrë pjesë në të gjitha veprimet ‘e njëanshme’ të ndërmarra nga Prishtina në veri të Kosovës, duke filluar prej arrestimeve, marrjeve në pyetje të njerëzve, krijimit të rrjetit të inteligjencës jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në ‘Serbinë qendrore’, dhe këtu është aktiv një grup prej 30 pjesëtarësh, të cilët janë të stacionuar në pjesën jugore të Mitrovicës, por që janë jashtëzakonisht të pranishëm”, ka thënë Drecun, i cili gjatë viteve 1990 punoi si korrespondent në transmetuesin shtetëror të njohur për politika kundër shqiptarëve – RTS.
Drecun thotë se pjesë e AKI-së janë edhe pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët sipas tij, po rekrutohen nga shqiptarët.
“Po shqiptarë, të cilët rekrutojnë njerëz dhe po rekrutojnë edhe serbët. Kemi serbë që arritën t’i fitojnë në anën e tyre dhe që të punojnë në dobi të tyre. Kjo është tragjike, por është e vërtetë. Pra kujtoni atë agjentin e ekspozuar të shërbimit inteligjent shqiptar dhe atë shërbimin inteligjent të Kosovës që po krijonte një rrjet këtu në Serbinë qendrore. Pra ky është vetëm një indikator se si ata veprojnë në territorin e ‘Serbisë qendrore’ dhe në territorin e veriut të Kosovës. Pra, fatkeqësisht kemi edhe individë të nacionalitetit serb, të cilët për arsye të ndryshme janë të gatshëm të punojnë kundër interesave dhe sigurisë së popullit të vet”, ka thënë ai.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti “themeloi një strukturë të plotë shtetërore në veri të Kosovës nën udhëzimet e shërbimit inteligjent”.
“E shihni, nuk do që ta dorëzojë pushtetin në katër komunat. Flet për atë se vetëm diku kah fundi i vitit të ardhshëm kur të mbahen zgjedhjet lokale…”, pohon Drecun, i njohur për qëndrime kundër Kosovës dhe politikave pro-kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ministria e Financave e RMV-së dhe Banka Zhvillimore nënshkruan kontratë për plasimin e 250 milionë eurove për sektorin privat
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?