LAJMI I FUNDIT:

Ishte zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave, Mandl kërkon mbështetje për rizgjedhjen e tij si deputet

Ishte zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian për liberalizimin e vizave, Mandl kërkon mbështetje për rizgjedhjen e tij si deputet

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl përmes një postimi në profilin e tij në “X”, ka dhënë disa informata mbi zgjedhjet që do të mbahen në Parlamentin Evropian.

Mandl thotë se të gjithë qytetarët mbi moshën 16-vjeç, që janë banorë të Austrisë apo vendeve të Bashkimit Evropian mund të regjistrohen për të votuar për të zgjedhur përfaqësuesit në Parlamentin Evropian, transmeton Telegrafi.

“Kushdo qoftë me seli ne Austri, shtetas i një prej 26 shteteve të tjera anëtare të Bashkimi Evropian, mbi 16 vjeç mund të regjistrohet për të votuar për 20 përfaqësuesit austriakë në Parlamentin Evropian. Regjistrimi do të jetë i hapur deri në mes të marsit”, ka njoftuar ai.


Shqiptarët që dëshirojnë ta votojnë Mandl, mund të gjejnë informata më të detajuara duke klikuar mbi këtë link.

Mandl njihet si ndër deputetët që vazhdimisht ka lobuar për proceset integruese të Kosovës. Ai ishte zë i fuqishëm në Parlamentin Evropian që Kosova të marrë liberalizimin e vizave.

Eurodeputeti Mandl para disa ditësh ka dhënë edhe një deklaratë sa i përket raporteve Kosovë – Serbi, duke thënë se regjimi i Vuçiqit duhet ta ketë të qartë se njerëzit në Kosovë nuk mund të provokohen.

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian janë planifikuar të mbahen nga 6 deri më 9 qershor 2024. Këto do të jenë zgjedhjet e dhjeta parlamentare që nga zgjedhjet e para të drejtpërdrejta në vitin 1979 dhe zgjedhjet e para të Parlamentit Evropian pas largimit të Britanisë së Madhe.

Ndryshe, këto zgjedhje pritet të jenë një nga më të diskutueshmet në historinë e Parlamentit Evropian duke pasur parasysh rritjen e partive të djathta ekstreme bazuar në sondazhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori