Ishte raportuar i zhdukur, gjendet pa shenja jete në Prishtinë

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se gjatë ditës së martë është angazhuar në kërkimet për një person të zhdukur në lagjen Velania të Prishtinës, identifikuar si Jashar Jashari.
Por gjatë së martës trupi i tij është gjetur pa shenja jete po në Velani.
Kështu ka konfirmuar SHKKP-ja për Telegrafin.
Viktima është gjetur rreth orës 20:00, i varur me litar.
Operacioni i gjetjes është kryer në bashkëpunim mes Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Autoritetet kanë njoftuar se rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë dhe se hetimet janë në vazhdim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































