Ishte përfshirë në vrasjen e Giovanni Falcones, lirohet pas 25 vjetësh bosi i mafias siciliane

Bosi i mafias siciliane, Giovanni Brusca, krimet e tmerrshme të të cilit përfshijnë tretjen e trupit të një fëmije në acid, është liruar nga burgu.
I quajtur "vrasësi i njerëzve", Brusca ka rrëfyer për rolin e tij në mbi 100 vrasje, përfshirë vrasjen e prokurorit të lartë të Italisë antimafia, Giovanni Falcone.
Por Brusca u bë një informator, duke ndihmuar prokurorët të gjuanin mafiozët e tjerë.
Lirimi i tij pas 25 vitesh burg ka zemëruar të afërmit e viktimave të tij, raporton bbc.
Ndryshe, ai tani do të ketë periudhën katër vjeçare që të dëshmojë se ka hapur një faqe të re në jetë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
01/06/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































