LAJMI I FUNDIT:

Ishte në prag të vdekjes, sot mezi po e njohin (Foto)

Ishte në prag të vdekjes, sot mezi po e njohin (Foto)

Një adoleshente ruse që ishte në prag të vdekjes si pasojë e anoreksisë, është rikuperuar në peshë në mënyrë të pabesueshme dhe tashmë është kthyer në instruktore palestre.

18-vjeçarja Vera Schulz nga qyteti i Stavropol Krait në Rusinë jug-perëndimore, ishte prekur nga anoreksia dhe peshonte vetëm 31 kilogramë në vitin 2014.

Ajo thoshte se i binte të fikët teksa ngjitej shkallëve për në shtëpinë e saj në katin e 5-të.


Këtë ruse e kishin quajtur “personin më të shëmtuar në botë”, pas gjashtë viteve ka ndryshuar plotësisht dhe ua ka mbyllur gojën të gjithëve (Foto)
Lexo po ashtu Këtë ruse e kishin quajtur “personin më të shëmtuar në botë”, pas gjashtë viteve ka ndryshuar plotësisht dhe ua ka mbyllur gojën të gjithëve (Foto)

Por gjithçka ka ndryshuar si pasojë e dëshirës së saj të madhe për sportin, transmeton albeu.

Sot ajo është instruktore në një palestër dhe ka më shumë se 22 mijë ndjekës në Instagram, ku këshillon njerëzit se si të jetojnë jetë më të shëndetshme.