Site icon Telegrafi

“Ishte e frikshme. E gjithë ndërtesa po dridhej”: Një tërmet i fuqishëm goditi brigjet e Qipros, ndihet edhe në vendet përreth

Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi brigjet perëndimore të Qipros herët të martën, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

Dhe raportet thonë se është ndjerë në Izrael, Liban dhe Turqi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tërmeti i fortë ishte me qendër 48 kilometra (30 milje) në perëndim-veriperëndim të qytetit të Polis në ishullin mesdhetar, tha USGS.

Ai dridhi ndërtesat në kryeqytetin Nikosia, 130 kilometra larg dhe ata pak njerëz që ishin zgjuar dolën në rrugë.

“Ishte e frikshme. E gjithë ndërtesa po dridhej”, tha një banor i Nikozisë për AFP. “Mendova se nuk do të mbaronte kurrë”.

https://www.youtube.com/watch?v=0R4aFFS07Mw

Qiproja shtrihet në një zonë dytësore të prirur ndaj tërmeteve, por lëkundjet e një magnitude të tillë janë të rralla.

Tërmeti më i madh në vitet e fundit ishte me magnitudë 6.8 në vitin 1996, i cili vrau dy njerëz në Paphos përgjatë bregut perëndimor. /Telegrafi/

Exit mobile version