LAJMI I FUNDIT:

ISHP: Shqipëria kaloi pikun e valës së tretë të COVID-19

ISHP: Shqipëria kaloi pikun e valës së tretë të COVID-19

Përhapja më e madhe në Tiranë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Shqipëria ndodhet në valën e tretë të pandemisë. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se piku i kësaj vale ishte javën që kaloi, kur në Shqipëri u shënuan 1239 raste, në 4562 testime të kryera.

“Jemi në një valë të tretë të pandemisë dhe shpresojmë që pikun e saj ta kemi patur ditët që kishim mbi 1 mijë raste dhe ndoshta në ditët në vijim do të na ulet gradualisht ky numër rastesh”.


Tirana, Gjirokastra dhe Lezha kanë incidencë më të madhe.

“Pozitiviteti ka arritur rreth 30 përqind, megjithatë ditët e fundit kemi një tendencë pak në rënie. Incidenca është 3374.7 për 100 mijë banorë. Incidencë të lartë vazhdon të ketë Tirana, meqenëse ka dhe densitetin më të lartë të popullsisë”.

Ekspertët thonë se në vend ka transmetueshmëri të lartë të virusit. Teksa jemi në pritje të përgjigjeve nga laboratori i Londrës për mutacionet e Covid, Daja thotë se mund të ketë një konfirmim pozitiv.

“Fakti që kemi një numër të lartë të rasteve, vetëm virusi i cili është anglez shkakton një virulencë dhe një përhapje kaq të madhe. Ndoshta vërtetë ky virus ka ardhur. Ne e presim që ndoshta mund të kemi një konfirmim pozitiv nga laboratori”.

Sipas projeksioneve të Institutit të shëndetit publik, kurba e infektimeve pritet të mbetet e lartë deri në fund të muajit Shkurt./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori