LAJMI I FUNDIT:

ISHP: Në muajin janar janë regjistruar 187 raste me Covid-19 në Maqedoni

ISHP: Në muajin janar janë regjistruar 187 raste me Covid-19 në Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë janarit janë regjistruar 187 raste me COVID-19, njoftojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë regjistruar 350.503 raste të konfirmuara me COVID-19, prej të cilëve 9.976 kanë humbur jetën.

ISHP-Maqedoni: Gjithsej 903 persona të infektuar me linë e dhenve në muajin janar
Lexo po ashtu ISHP-Maqedoni: Gjithsej 903 persona të infektuar me linë e dhenve në muajin janar

Në raportin e ISHP-së thuhet se është shënuar ulje e rasteve për 9.2% në krahasim me dhjetorin 2023 dhe për 73.7% krahasuar me janarin 2023.

“Pjesa më e madhe e të prekurve janë regjistruar në Shkup, kurse incidenca më e madhe shënohet në Ohër.


Gjatë janarit janë regjistruar katër viktima si pasojë e komplikimeve me COVID-19. Nga fillimi i pandemisë janë deri më 31.01.2024 janë regjistruar 350.503 raste me COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 9.976”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Në muajin e kaluar, thuhet në raport, 67 persona kanë marrë vaksinën anti-covid, kurse deri më 31 janar 2024 në Maqedoninë e Veriut, me dy doza, janë vaksinuar 857.256 persona.

Nga atje shtojnë se stabilizohet aktiviteti i gripit stinor në rajonin e Evropës. Dominant vazhdon të jetë virusi i gripit i tipit A. Gjatë janarit janë regjistruar 5.716 të prekur nga gripi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori