LAJMI I FUNDIT:

ISHP-Maqedoni: Regjistrohet ulje e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

ISHP-Maqedoni: Regjistrohet ulje e viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19

Sipas raportit javor të Institutit për Shëndet Publik në periudhën nga 03 deri më 09 maj 2021, gjithsej 15.781 materiale u testuan në laboratorë ku kryhet testimi molekular dhe testimi i antigjenit për praninë e SARS-CoV-2, me një rritje prej 5.4% në krahasim me javën e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas raportit 1.304 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 33 qytete të vendit që është një ulje prej 37.2% krahasuar me javën e kaluar.

“Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (n = 482; 37.0%), me një incidencë javore – 78.0 / 100,000. Incidenca më e lartë javore prej 169.9 / 100,000 u regjistrua në Vinica.


Përqindja e pozitivitetit varion nga 2.5% në 12.2%, mesatarisht 7.5%.

Personat e infektuar në të gjitha grupmoshat janë regjistruar. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (n = 508, 39.0%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 40-49 (n = 227; 17.4%), 50-59 (n = 208; 16.0%), 30-39 (n = 176; 13, 5%) dhe 20-29 (n = 106; 8.1%). Numri më i ulët u regjistrua tek fëmijët e moshës 0-9 (n = 26; 2.0%) dhe 10-19 vjeç (n = 53; 4.1%). Ka një rënie në numrin e pacientëve në të gjitha grupmoshat, me përqindjen më të madhe të rënies tek personat deri në 39 vjeç (41.1%)”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Pas marrjes së 2 testeve negative për praninë e SARS-CoV-2 ose përdorimit të algoritmit të ri, 4.502 persona që u shtruan në spital ose u trajtuan në shtëpi fituan statusin e “të shëruarve”, çka është një rritje prej 12.2% krahasuar me javën e kaluar.

Janë paraqitur 105 vdekje nga 21 qytete, me çka është për 37.1% më pak se javën e kaluar. Për sa i përket moshës, 91 persona ishin mbi 60 vjeç, 6 persona të moshës 50-59 vjeç, 5 persona të moshës 40-49 vjeç, 2 persona të moshës 30-39 vjeç dhe një person i moshës 20-29 vjeç./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori