ISHP Maqedoni: Për një javë për 96% është rritur numri i të prekurve nga gripi

Nga 26 Dhjetori 2022 deri më 01 Janar 2023, për 96% është rritur numri I të prekurve nga gripi në krahasim me javën paraprake – thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik (ISHP).
Gjatë kësaj periudhe, janë regjistruar 347 raste të paraqitjeve grupore për të prekur nga gripi, kurse javën paraprake ka pasur 177 raste. Por, në krahasim me javën e 52 të sezonit të kaluar, numri I rasteve është ulur për 38.6%.
Sipas ISHP-së, incidenca është nën kufirin javor të aktivitetit sezonal të virusit të gripit, respektivisht ende nuk është arritur pragu për hyrje në sezonin e gripit.
Sipas moshës së të prekurve nga gripi, 184 janë të grupmoshës 15 – 64 vjeç, 96 të grupmoshës 5 – 14 vjeç dhe 29 të grupmoshës mbi 65 vjeç. Më shumë raste të gripit, sipas ISHP-së, janë regjistruar në Gostivar – 57, Manastir – 51, Prilep – 39, Dibër – 37, Kumanovë – 35, Kavadar – 29, Shkup – 24, kurse në Krushevë, Tetovë, Strumicë e qytete tjera numri I rasteve është nën 20.
ISHP-ja njofton se gjatë këtij sezoni të gripit, janë regjistruar dy viktima që I takojnë grupmoshës 15 – 64 vjeç, nga Shkupi dhe Shtipi. Pacientët, sic percjell KlanM, kanë qenë me sëmundje shoqëruese dhe të pavaksinuar kundër gripit sezonal.
Për shkak të mjegullës dhe ndotjes enorme, ISHP-ja u kishte rekomanduar qytetarëve që të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë, kurse gratë shtatzëna, të moshuarit dhe fëmijtë që kanë sëmundje kronike duhet t`u shmangen aktiviteteve fizike. /KlanM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa