ISHP: Dhjetë raste të reja të kollës së mirë janë regjistruar javën e kaluar

Në periudhën prej 16 deri më 22 gusht janë raportuar dhjetë raste të reja me kollë të mirë, 52,4 për qind më pak në krahasim me javën e kaluar, informojnë nga Instituti për Shëndet Publik. Shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – katër, ndërsa janë raportuar edhe dy raste nga Kumanova dhe nga një rast në Dibër, Manastir, Kërçovë dhe Tetovë. Dy nga personat e sapo regjistruar janë shtruar në spital.
Mosha e pacientëve varion nga 2 muaj deri në 43 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës nën një vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, gjashtë persona nuk janë të vaksinuar komplet, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, dy janë plotësisht të vaksinuar dhe dy janë të vaksinuar sipas moshës.
Deri më 22 gusht në RMV janë regjistruar gjithsej 1032 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 56,2/100 000 banorë. Kjo paraqet rritje të shumëfishtë të numrit të të sëmurëve në krahasim me periudhën e kaluar pesëvjeçare, kur janë regjitruar gjithsej 10 raste. Shpërndarja e rasteve sipas vendbanimit tregon se numri më i madh i personave jetojnë në Shkup – 750, në Kumanovë janë raportuar 83 të sëmurë, ndërsa në kuadër të epidemisë në Tetovë janë raportuar 59 të sëmurë. Rastet janë raportuar edhe në 20 qytete të tjera në të gjithë vendin.
Nga 18 janari deri më 22 gusht të këtij viti, sipas të dhënave të siguruara nga ISHP Shtëpia e Shëndetit-Shkup, shërbimet e vaksinimit kanë konstatuar se janë gjetur 21.696 fëmijë që nuk janë vaksinuar. Prej tyre janë vaksinuar 14822 (68.3 për qind). Nga të dhënat e qendrave të shëndetit publik në vend në të njëjtën periudhë, 10.074 fëmijë nuk janë vaksinuar dhe 6.776 (66.9 për qind) prej tyre janë vaksinuar.
Instituti për Shëndet Publik (ISHP) i thekson rekomandimet për mbrojtje dhe parandalim të paraqitjes së rasteve të reja të kollës së mirë dhe të parandalohet përhapja e mëtejshme e sëmundjes, duke theksuar se është e nevojshme të rritet përfshirja me vaksinimin primar me vaksinë e cila përmban komponentën kundër kollës së mirë me qëllim që të arrihet doza e rekomanduar nga përfshirja e OBSH-së prej 95 për qind, si në nivel rajonal dhe lokal, ashtu edhe në nivel nacional.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë