Kosova është mposhtur në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Spanjollët triumfuan me dy gola diferencë, ku në fund ishte rezultat 3-1 në të mirë të tyre.


Pas ndeshjes Lirim Kastrati ka shkëmbyer fanellën me Dani Olmon, që ishte edhe shënuesi i golit të parë në ndeshje.

Dyshja kanë qenë shok skuadre te gjiganti kroat Dinamo Zagreb, para se spanjolli të bashkohej me RB Leipzig.

Screenshot 2

"Ishte kënaqësi të të shihja miku im", ka shkruar Lirim Kastrati në Instagram pasi ka publikuar foton me Olmon.

Nuk ka munguar komenti i spanjollit i cili i tha se i vinte mirë që e pa përsëri yllin kosovar. /Telegrafi/

telegrafi sport app