LAJMI I FUNDIT:

Ishin bashkëpunëtorë, dyshimet për tradhti çuan në masakrën e shqiptarëve në Athinë

Ishin bashkëpunëtorë, dyshimet për tradhti çuan në masakrën e shqiptarëve në Athinë

46-vjeçari i vrarë në përleshjen në Kato Patisia, i identifikuar se Gëzim A., kishte një të kaluar të rëndë kriminale me precedentë penalë për drogë, vjedhje, pjesëmarrje në organizatë kriminale, madje edhe për ligjin për armët në Agioi Anargyros.

Konkretisht, më 31 maj ai u arrestua për një rast droge së bashku me 48-vjeçarin Andon Tefi nga i cili u qëllua për vdekje, ndërsa në tetor 2021 u arrestua për një rast kokaine në Agios Panteleimonas.

Një vit më parë, më 31 maj 2020, pas kontrollit, efektivët e policisë konstatuan se ai kishte një armë tip Tokarev dhe dy karikatorë. U lirua me kusht.


Në tetor 2019, u arrestua sërish me urdhër për vjedhje të rëndë, ndërsa në maj 2016 u kallëzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe vjedhje.

Në korrik 2015, Policia kishte regjistruar një rast për vjedhje në tentativë, ndërsa në shkurt 2016 ishte lëshuar sërish një urdhër-arresti për vjedhje. Në dosjen e tij rezulton se ai filloi të shqetësonte autoritetet në janar 2012 kur u arrestua për herë të parë.

Personat e përfshirë në këtë ngjarje e kishin akuzuar 48-vjeçarin Tefi si “gozhdë” ose tradhtar.

Siç mësohet nga hetimet, grupi kishte ngritur kurthin për ta vrarë 48 vjeçarin korçar, pasi besonin se ai ishte shkaku për arrestimin e tyre një muaj më parë. Por duke qenë i armatosur dhe duke e kuptuar kurthin, Tefi ka qëlluar i pari, ndërsa më  pas ngjarja ka përshkallëzuar, duke shkaktuar 3 viktima.

Një prej të vrarëve ishte autori Andon Tefi, i cili u vra nga policia greke. Pamjet e këtij të fundit janë shpërndarë nga mediat greke, ndërsa trupi i pajetë gjendej i shtrirë pak minuta pas ngjarjes./Opinion.al

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori