Carla Bruni javën e kaluar publikoi albumin më të ri muzikor të titulluar “French Touch”.
Megjithatë, më shumë bënë bujë jeta private e modeles italiane se sa krijimtaritë artistike të ish-Zonjës së parë të Francës.
Marrëdhënia e tyre po shkon për mrekulli, sipas asaj që rrëfen ish “Premiere Dame” për mediat franceze.
Carla 49-vjeçare, në vitin 2008 ka kurorëzuar lidhjen me ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.
“Akoma shumë më tërheq Nicolas, e mendoj se edhe ai tërhiqet nga unë, e shpresoj pas 10 vitesh. Sekreti i martesës sonë? Kombinimi i mirë midis dëshirës dhe miqësisë. Kur jetonim në Elize darkonim gjithmonë dhe flisnim, sepse jemi miq. Por kishim edhe raporte seksuale fantastike. Për të mos u mërzitur, në shtrat mjafton të ruash një pjesë misteri”, ka thënë Bruni.
Ndryshe, çifti janë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin Giulia Sarkozy ndërsa kanë fëmijë edhe nga martesat e mëparshme.
Kujtojmë se në muajin, Bruni, së bashku me modelet Claudia Schiffer, Naomi Campbell, Helena Christensen dhe Cindy Crawford, mbyllën shfaqjen e modës “Versace Spring / Summer 2018”, e cila ishte një homazh për të ndjerin Gianni Versace. /Telegrafi/