LAJMI I FUNDIT:

Ish-presidenti Nishani: Tirana duhet të reagojë ndaj provokimit të Vuçiqit që i bëri Kosovës

Ish-presidenti Nishani: Tirana duhet të reagojë ndaj provokimit të Vuçiqit që i bëri Kosovës

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj veprimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim në Facebook, ai tha se provokimi i Vuçiqit mbi Republikën e Kosovës është një provokim dhe kërcënim mbi sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Nuk është aspak e largët koha kur Serbia për hegjemoni nisi luftëra të përgjakshme në rajonin e Ballkanit, kundër Sllovenisë, kundër Kroacisë, kundër Bosnje-Herzegovinës e kundër Kosovës”, shkroi Nishani.


“Luftërat e nisura nga Serbia, i shkaktuan këtij rajoni mijëra viktima, gjenocid, shkatërrime masive dhe eksod të popujve drejt Evropës”.

BE i reagon Vuçiqit pas publikimit të hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb
Lexo po ashtu BE i reagon Vuçiqit pas publikimit të hartës së Kosovës të mbuluar me flamurin serb

Sipas tij tentativa e provokime të njëjta përsëri, janë një “ogur” i keq për paqen e stabilitetin ne kufijtë evropian.

Nishani shprehet se megjithëse ky një kërcënim e provokim i hapur, nuk pati asnjë reagim apo denoncim nga Tirana zyrtare.

“Turp e paçin faqen e zezë!”, tha ai.

“Nuk mund të presësh gjë tjetër prej argatëve të Beogradit në Tiranë, veç heshtjes”, përfundoi Nishani, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori