LAJMI I FUNDIT:

Përshëndetje e veçantë e ish-Presidentit Bush për shqiptarët

Përshëndetje e veçantë e ish-Presidentit Bush për shqiptarët

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, ka zhvilluar një vizitë surprizë te disa studentë nga Shqipëria e Kosova, ku u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, “The Clam Shack” në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit.

Madje, ai nuk ka nguruar të bëjë edhe një foto mes studentëve, dhe flamujve të Shqipërisë dhe Kosovës, të lidhur së bashku. Fotoja është publikuar në adresën zyrtare të Ambasadës së SHBA në Tiranë në Twitter.

“Porosi speciale nga Presidenti Bush! Studentët nga Shqipëria dhe Kosova që po punojnë për muajt e verës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë marrë një surprizë të veçantë kur ish-Presidenti i SHBA-së, George W. Bush, i bëri një vizitë së fundmi! Presidenti Bush u ndal në një nga restorantet e tij të preferuar, “The Clam Shack” në Kennebunk, Maine, ku studentët po punojnë si pjesë e programit të punës verore dhe udhëtimit të Departamentit të Shtetit. Studentët u kënaqën me takimin me ish-Presidentin, i cili gjeti kohë për një foto me grupin jashtë The Clam Shack”, shkruan ambasada. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

​Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës

Lajme
Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja

Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja

Lajme
Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë

Lajme
Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së

Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së

Lajme
Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të

Lajme
Kalo në kategori