Shembja e një ure në qytetin e Genoas në Itali la të vdekur 35 njerëz të vdekur dhe shumë të lënduar.

Por, kësaj tragjedie i shpëtoi ish-portieri i Cagliarit, Davide Capello.


33-vjeçari ishte duke udhëtuar me veturë në momentin që ura u shemb, por mrekullisht ai arriti të shpëtojë edhe pse vetura e tij ra nga një lartësi rreth 80 metra.

soccer player survives italy collapse Foto: Davide Capello/Facebook

"Shkova poshtë me urën, nuk e di se si kam shpëtuar. Dëgjova një zhurmë, shikova urën duke rënë dhe me atë shkova poshtë dhe unë".

"Menjëherë kam thirrur zjarrfikësit, pastaj familjen time, ishte shokuese", ka thënë Capello për Repubblica nga spitali.

CM IMAGE BRIDGE Vetura e Capellos (Foto: The Sun)

"Isha i bindur që do të përfundoja keq, por fal Zotit jetova për të rrëfyer këtë ngjarje. Nuk e di se si vetura ime nuk është shtypur. Dukej si një skenë filmi. Ishte apokaliptike".

Çuditërisht ish-portieri i skuadrës së njohur italiane ka mund të ecë në këmbë të veta menjëherë pasi zjarrfikësit e kanë nxjerr nga vetura e tij që ishte nën rrënojat e urës. /Telegrafi/

telegrafi sport app