Ish-kryeministri britanik Rishi Sunak është punësuar nga gjiganti i teknologjisë Microsoft.

Sunak, i cili mbetet deputet, i është bashkuar kompanisë si këshilltar i lartë me kohë të pjesshme dhe do të ofrojë "perspektiva strategjike të nivelit të lartë mbi trendet makroekonomike dhe gjeopolitike", si dhe se si ato "mbivendosen me inovacionin, rregullimin dhe transformimin digjital".


Ai do ta dhurojë pagën e tij për organizatën bamirëse për aftësitë numerike, Projektin Richmond, të cilin e drejton me gruan e tij Akshata Murty.

Organizata mbikëqyrëse Acoba, e cila vlerëson çështjet e jashtme për deputetët, theksoi se Sunak nuk do të këshillonte për çështjet e politikës britanike.

Ai është paralajmëruar se nuk mund të këshillojë Microsoft për bizneset ose kontratat qeveritare deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ish-kryeministri është gjithashtu i ndaluar të lobojë në qeveri ose të përdorë kontaktet e tij në Whitehall gjatë asaj periudhe.

Puna e tij duhet të kufizohet në "dhënien e këshillave mbi strategjinë, çështjet makroekonomike dhe gjeopolitike që nuk bien ndesh" me aktivitetet e tij.

Ndryshe, ky nuk është angazhimi i vetëm i ri i Sunak.

Ai ka marrë gjithashtu një rol në Anthropic me seli në San Francisko, e cila zhvilloi modelet e Al Claude.

Që kur u largua nga detyra, ai është bërë gjithashtu këshilltar i lartë në Goldman Sachs, ku më parë punoi nga viti 2001 deri në vitin 2004. /Telegrafi/