LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryeministri britanik, John Major me kritika për serialin “The Crown”

Ish-kryeministri britanik, John Major me kritika për serialin “The Crown”
(Foto: Netflix/PA/AP/Getty)

Ish-kryeministri britanik, John Major, e ka kritikuar serialin e Netflix, “The Crown”, pjesa e pestë e të cilit do të fillojë të transmetohet më 9 nëntor, duke e quajtur “një mori marrëzish”.

Biografët dhe komentuesit e familjes mbretërore tashmë po kritikojnë ashpër sezonin e ri, i cili del dy muaj pas vdekjes së mbretëreshës Elisabeth II.

Episodet e reja kritikohen se përmbajnë një sërë të pavërteta dhe për dëmtimin e reputacionit të princit të atëhershëm Charles, i cili që atëherë është bërë mbret.


Siç shkruan shtypi britanik, në sezonin e pestë do të flitet për Charles, i cili kur ishte ende Princi i Uellsit, kurdisi një komplot për të rrëzuar mbretëreshën.

(Foto: Getty)

Mediat supozojnë se do të përfshijë biseda në të cilat Charles i bën presion John Major që të detyrojë nënën e tij të abdikojë.

Ylli i serialit “The Crown” ishte shënjestër e ndjekësve, të cilët i erdhën në derë dhe i dërguan mesazhe.

Përfaqësuesit e ish-kryeministrit konservator, i cili ishte në pushtet nga viti 1990 deri 1997, lëshuan një deklaratë duke thënë se ishte “fabrikim i pastër”.

“Sir John dhe Princi i Uellsit nuk kanë diskutuar kurrë për abdikimin e Mbretëreshës Elisabeth II.”

John Major nuk ka bashkëpunuar “në asnjë mënyrë” me “Crown”. Askush nuk iu afrua për të kontrolluar faktet në skenar” të serialit, thuhet në njoftim.

Nëse skenat janë vërtet ashtu siç përshkruhen nga mediat, “duhen parë ekskluzivisht si një trillim i dëmshëm dhe keqdashës”. Do të jetë “një tufë marrëzish të përcjella për hir të dramatizimit, e cila është krejtësisht e pavërtetë”.

Producentët hedhin poshtë një kritikë të tillë dhe theksojnë se ata “gjithmonë e kanë shpallur serialin si trillim të bazuar në ngjarje historike”. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori