Rusia është e hidhëruar nga ndikimi gjithnjë në rritje i Perëndimit në Ballkan dhe veçanërisht në Kosovë. Pavarësisht nga lidhjet historike ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe një trashëgimie të përbashkët sllave dhe ortodokse, Rusia ishte shumë e dobët ekonomikisht dhe ushtarakisht për të kundërshtuar ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila kulmoi me pavarësinë e Kosovës.
Sot, megjithatë, Rusia po ringjallet. Dhe madje, Kosova është bërë një terren testimi gjeopolitik për rivalitetin e Rusisë me Shtetet e Bashkuara.
Kështu shkruan David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave në Institutin për Studime të të Drejtave të Njeriut të Universitetit Columbia.
Siç shkruan Phillips, përcjell Telegrafi, rreziku i konfrontimit do të rritet kur Traktati i Forcave Bërthamore të anulohet në shkurt të vitit 2019 dhe Rusia mund të synojë raketat e saj në Kosovë, Shqipëri dhe vende të tjera pro-perëndimore.
Në këtë drejtim, ai mendon se vendet në Evropën Juglindore duhet të sinjalizojnë vendosmërinë e tyre për të kundërshtuar ndikimin e keq të Rusisë. Një hap i parë do të ishte nxjerrja e spiunëve rusë dhe atasheve ushtarakë nga ambasadat e Rusisë në rajon.
“Presidenti Vladimir Putin duhet të gjykohet me atë që bën, jo me atë që thotë ai. Rusia është hapur armiqësore ndaj projektit të ndërtimit të shtetit në Kosovë dhe kundërshton në mënyrë aktive përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje më të madhe globale”.
“Përmes selisë së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB, Rusia bllokon anëtarësimin e Kosovës në OKB. Ajo gjithashtu bëri përpjekje të kohëve të fundit për të parandaluar Kosovën që të bëhet anëtare e trupit global të policisë, Interpolit”, shkruan Phillips në një shkrim të tij autorial, të publikuar në Balkan Insight.
Kërcënimi i Rusisë nuk është teorik, vlerëson ai. “Putin ka synuar shtetet e tjera dhe qeveritë post-sovjetike që dëshirojnë të bashkohen me NATO dhe BE, si Ukraina, Gjeorgjia apo Moldavia”.
“Ajo ka pushtuar Krimenë dhe mbështet bandat pro-ruse në Donetsk dhe përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë”.
“Ajo pushtoi rajonet gjeorgjiane të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, pasi samiti i NATO-s në Bukuresht i vitit 2008 premtoi anëtarësimin eventual në NATO të Gjeorgjisë”.
“Ai intensifikoi presionin ndaj Moldavisë pasi Moldavia nënshkroi një marrëveshje asocimi me BE-në në vitin 2013 dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të Moldavisë”.
Në këtë drejtim, shton Phillips, bashkëpunimi i Rusisë me Serbinë është një pikë alarmi në Ballkanin Perëndimor.
“Ndërsa Putin pohon solidaritetin pan-sllav, ai është thjesht duke i shërbyer vetes. Putin po ndjek thjesht një qëllim strategjik për të kufizuar ndikimin e SHBA-së, NATO-s dhe BE-së”, vlerëson Phillips, përcjell Telegrafi.
Phillips gjithashtu përmend faktin se Putin i ka ofruar Serbisë armë të sofistikuara, duke përfshirë tanke dhe automjete të armatosura, helikopterë Mi-17 dhe avionë luftarakë MIG-29. Ai shton se janë duke u zhvilluar diskutime për transferimin e sistemeve raketore Buk-M1 dhe Buk-M2, si dhe raketat ajër-tokë S-300.
“Rusia ka krijuar një qendër inteligjence në Nish, në Serbinë jugore, për të spiunuar interesat e SHBA-së në Ballkan, edhe pse Kremlini e përshkruan objektin e Nishit si një “qendër humanitare” për luftimin e zjarreve në pyje”.
“Në tetor të vitit 2016, Rusia organizoi një grusht shteti të dështuar në Malin e Zi, i cili parashikoi një sulm në parlamentin e vendit dhe vrasjen e kryeministrit Milo Gjukanoviç”.
“Në prill 2017, Rusia nxiti një grusht shteti në Maqedoni për të minuar formimin e një qeverie nga Bashkimi Social-Demokratik Pro-Perëndimor, SDSM”, vë në pah Phillips.
Operacionet e influencës së Rusisë, sipas tij, gjithashtu kanë kërkuar të ndikojnë në zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor, si dhe rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
“Komiteti i Senatit të Inteligjencës i SHBA-së sapo ka publikuar një raport mbi fushatën e dezinformimit të Rusisë, i cili përdorte çdo platformë të madhe të mediave sociale për të përcjellë fjalë, imazhe dhe video për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trumpit dhe mbështetjen e agjendës së tij pasi të zgjidhej”.
“Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka akuzuar një grup rusësh nga Agjencia e Kërkimeve në internet duke pretenduar se ata kanë kryer spiunazh”.
“Të mos bëhet asnjë gabim: territoret shqiptare etnike janë të synuara nga Kremlini”, ka shkruar më tej në shkrimin e tij Phillips.
Eksperti i çështjeve të jashtme dhe këshilltar i lartë në Departamentin e Shtetit të SHBA-së gjatë administratave të presidentëve Clinton, Bush dhe Obama shkruan gjithashtu se agjentët ushtarakë dhe këshilltarët politikë në ambasadat e Rusisë në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi janë spiunë aktivë, duke planifikuar sulme kundër qeverive pro-perëndimore të zgjedhura në mënyrë demokratike.
Ai thotë se ata gjithashtu mund të përfshihen në zgjedhjen e objektivave për raketat ruse pas skadimit të Traktatit të INF në shkurt të vitit 2019.
“Putini nuk ka ndërmend të kthehet në pajtueshmëri të plotë dhe të verifikueshme me traktatin. Për vite të tëra, Rusia vendosi raketa me bazë në tokë në kundërshtim me marrëveshjen e kontrollit të armëve”.
“Është koha për realizëm me sy hapur. Rusia është një kërcënim i vërtetë dhe në rritje për shtetet pro-perëndimore në Evropën Juglindore”.
“Territoret etnike shqiptare të Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për një reagim të fortë dhe të koordinuar, që synon rritjen e bashkëpunimit të tyre ndërshtetëror në sigurinë rajonale dhe mbrojtjen e rajonit nga sulmet e Rusisë”, përfundon në shkrimin e tij David L. Phillips. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje