LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i harruar i Ligës Premier pensionohet nga futbolli në moshën 37-vjeçare

Ish-kampioni i harruar i Ligës Premier pensionohet nga futbolli në moshën 37-vjeçare

Ish-fituesi i Ligës Premier, Shinji Okazaki, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli në fund të sezonit.

Okazaki kishte kaluar katër vite me fanellën e Leicesterit dhe ishte pjesë e tyre kur u shpallën kampion të Ligës Premier në 2016.

Reprezentuesi japonez ishte bërë pjesë e ‘Dhelprave’ në start të sezonit pas një transferimi nga Mainzi. Ai luajti një rol mjaft të rëndësishëm drejt fitimit të titullit, duke bërë 39 paraqitje në të gjitha garat dhe duke shënuar gjashtë gola.


Okazaki ishte emëruar ‘Lojtari më i mirë aziatik’ pas performancave të tij të mira gjatë atij edicioni të garave.

Sulmuesi japonez në total kishte bërë 137 paraqitje për Leicesterin duke shënuar 19 gola. Ai pastaj u largua nga Anglia në drejtim të Spanjës, aty ku nënshkroi me Malagan në 2019, por kontrata e tij u shkëput pas vetëm 39 ditësh pasi paga e tij po e thyente limitin e tyre të pagave.

37-vjeçari që atëherë ka luajtur për klube të ndryshme si Huesca dhe Cartagena, ndërsa momentalisht luan në Belgjikë tek Sint-Truiden.

Por, lëndimet kanë bërë që ai të luaj në vetëm pesë ndeshje deri më tani, kështu që Okazaki ka vendosur të lajmëroj pensionimin e tij.

“Kam një lajm për të gjithë ju. Unë kam vendosur të pensionohem pas këtij sezoni. Ai e ka bërë më të mirën si lojtar i futbollit, por kur e kuptoi se trupi i tij nuk kishte më fuqi, ai e ndjeu se e ka arritur limitin e tij”, ka thënë Okazaki./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Liverpooli i ofron lojtarit një rritje të pabesueshme rroge prej 650 për qind

Premier League
Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

Barcelona po tenton t’i mundësojë yllit të skuadrës transferimin në Arabinë Saudite

La Liga
Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Klubi i Ligës Premier vendos të shkarkojë trajnerin e tyre, gjen edhe pasuesin

Premier League
Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Sesko para transferimit të karrierës së tij, do të kushtojë 80 milionë euro

Ndërkombëtare
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Emir Sahiti zbulon emocionet pas golit të parë me Hamburgun para 71 mijë tifozëve në Berlin

Bundesliga
Kalo në kategori