Site icon Telegrafi

Ish-e fejuara e Robin Krasniqit, Heidi Lushtaku në lidhje me futbollistin e Seria A

Është zbuluar e dashura e futbollistit turk, Merih Demiral, i cili luan me Atalantan në Serinë A të Italisë.

Ylli i futbollit është dashuruar me një modele shqiptare të quajtur, Heidi Lushtaku.

Sipas lajmeve të Snob Magazine, 23-vjeçari, i cili ka bërë emër me performancën e tij të mahnitshme, ka nisur një lidhje dashurie me supermodelen, e cila është tetë vite më e madhe se ai.

Merih Demiral

Në fakt, Demiral këto kohë e ka mirëpritur partneren e tij në Zvicër.

Lexo po ashtu Robin Krasniqi dhe Marigona tashmë zyrtarisht të fejuar

Ka qenë Heidi ajo e cila ka ndarë një pozë të bërë në shtëpinë e të dashurit në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Heidi Lushtaku

Lushtaku ka nisur karrierën në moshën 13-vjeçare, ndërsa ka tërhequr vëmendje të madhe me pozat atraktive të publikuara në Instagram.

Ajo më parë ka qenë e fejuar me boksierin nga Deçani, Robin Krasniqi, i cili para pak javësh është fejuar me modelen Marigona Krasniqi. /Telegrafi/

Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku
Exit mobile version