LAJMI I FUNDIT:

Ish-Avokati i Popullit për vendimin e Kushtetueses: Qytetarët duhet të kompensohen përmes faturave për rrymën e paguar në veri

Ish-Avokati i Popullit për vendimin e Kushtetueses: Qytetarët duhet të kompensohen përmes faturave për rrymën e paguar në veri

Janë bërë katër ditë që kur Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin e 40 milionë eurove që iu faturuan qytetarëve të Kosovës për energjinë e shpenzuar në katër komunat veriore.

Megjithëkëtë, ende vazhdon të mbetet diskutabile mënyra e kthimit të këtyre parave tek kosovarët.

Derisa ZRRE si organ përgjegjës për rregullimin e tarifave ka vazhduar të qëndrojë e heshtur, duke mos dhënë detaje, KEDS-i që shpërndan faturat, shkurt ka kërkuar që për çdo detaj të kontaktohet ZRRE-ja.


Ai që e dërgoi në gjykatë vendimin e ZRRE-së, ish-avokati i Popullit Hilmi Jashari, thotë se është mjaft e qartë mënyra se si do të mund të bëhet kompensimi.

“ Sipas aktgjykimeve që janë në fuqi obligohet që ato para t’iu kthehen përmes faturave me zbritje në vlerën prej 3.5 euro për çdo muaj për pesë vitet e ardhshme. Kjo është edhe në interes të qytetarëve pasi ky lëshim ka qenë i autoriteteve publiken e jo qytetarëve,” tha Hilmi Jashari, ish-Avokat i Popullit.

Nëse jo në këtë formë, qytetarët tashmë kanë nisur të interesohen edhe për një formë tjetër, atë përmes padive.

Kushtetuesja: Mbi 40 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve që ua paguan rrymën serbëve në veri
Lexo po ashtu Kushtetuesja: Mbi 40 milionë euro do t’u kthehen qytetarëve që ua paguan rrymën serbëve në veri

Avokati Florim Shefqeti, thotë se pas vendimit ka pasur raste kur qytetarët kanë kërkuar më shumë informacion për këtë.

“ZRRE është pasuruar pa bazë, vendimet e  gjykatave dhe asaj Kushtetuese ka vërtetuar së është paguar pa pasur detyrim dhe kjo në drejtësi quhet pasurim pa bazë dhe qytetarët duhet të kërkojnë me padi shumë që është paguar në bazë ta pasurimit të pabazë,” u shpreh avokati, Florim Shefqeti.

Sipas Shefqetit, kjo formë do të ketë rrugë më të gjatë e poashtu kosto shtesë për qytetarët.

Ndonëse jo për fatura, ish-Avokati i Popullit, thotë se paditë mund të përdoren për një çështje tjetër.

“ Nëse konsiderojnë bizneset ose qytetarët e tjerë se është krijuar një dëm shtesë, atëherë ata mund të kërkojnë një kompensim shtesë nga KEDS-i me padi të rregullta,” shtoi, Jashari.

Konsumatorët tjerë në Kosovë, ishin faturuar për energjinë e shpenzuar në komunat veriore që nga viti 2012 e deri në vitin 2017, në vlerë të afër 41 milionë eurove.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori