Isco dhe Modric kthehen në stërvitje

277:"MADRID, SPAIN - MARCH 16: Isco of Real Madrid celebrates with teammates after scoring his team's first goal during the La Liga match between Real Madrid CF and RC Celta de Vigo at Estadio Santiago Bernabeu on March 16, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images) 12:"Getty Images
Real Madridi ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor, pasi edhe Luka Modric edhe Isco, kanë marrë pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës.
Dy futbollistët kishin pasur lëndime muskulore, mirëpo kanë arritur të rikuperohen dhe janë përfshirë në skuadrën e Los Blancos.
Megjithatë, trajneri Zinedine Zidane do të vendosë nëse do t'i shfrytëzojë dy mesfushorët në ndeshjen e radhës.

Këtë fundjavë, Reali zhvillon derbin lokal kundër Atletico Madridit, ndërsa pritet që së paku njëri ose që të dy lojtarët të përfshihen në listën e plotë të lojtarëve të Los Blancos.
Lëndimet e tyre i kanë mundësuar James Rodriguezit që të luajë në mesfushë, ndërsa pritet që kolumbiani të luajë edhe të shtunën në derbin e Madridit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/09/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































