Ish i dërguari i Bashkimit Evropian në negociatat për statusin e Kosovës, Wolfgang Ischinger, tha të hënën se Ballkani Perëndimor është rajoni i vetëm në Evropë që bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve të tjera.
Ai i bëri këto komente gjatë një konference në Prishtinë me temën “gjeopolitika e re pas agresionit rus kundër Ukrainës”, ku tha se afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian do të rriste qëndrueshmërinë e rajonit.
“Rajoni juaj është i vetmi rajon në Evropë që ende bart potencial shpërthyes për shkak të historisë dhe arsyeve tjera. Dhe nëse jam i sigurt për një gjë pas 45 vjetësh përvojë diplomatike, e di se kolegët, diplomatët dhe strategët rusë shumë të zgjuar, e dinë saktësisht se si dhe ku të eksplorojnë dobësitë, dhe nëse shoh dobësi përtej kufijve të vendit tim, e di se këto dobësi janë jo aq të shumta, të themi në Danimarkë ose Irlandë ose në vende të tjera të Bashkimit Evropës, por ato janë shumë të dukshme në këtë pjesë të Evropës. Prandaj ne duhet të përshpejtojmë proceset për afrimin e vendeve të rajonit më afër, më shpejt nën ombrellën e BE-së”, tha ai.
Zoti Ischinger tha se duke pasur parasysh vështirësitë aktuale dhe të vazhdueshme që kalon Kosova, duhet një proces i përshpejtuar për anëtarësim në NATO.
“Hapi i parë i këtij procesi duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në partneritet për paqe, ky është një hap i lehtë për t’u ndërmarrë. Unë mendoj se ky do të ishte projektimi i hapave për të ndihmuar në qëndrueshmërinë e rajonit dhe për të dërguar një sinjal të drejtë për Moskën dhe për ta bashkuar rajonin më afër”, tha zoti Ischinger.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola van Cramon, bëri thirrje për një marrëveshje Kosovë-Serbi për të hapur mundësinë e integrimeve evropiane.
“Por ne duhet të marrim parasysh se kur bëhet fjalë për dialogun, ne kemi nevojë gjithashtu për një shkallë të caktuar të kompromisit nga të dyja palët dhe me të vërtetë shpresojmë se do ta arrijmë këtë sepse ne kemi nevojë që ky proces dhe dialogu të përfundojë për të kaluar nëpër gjëra tjera që janë në tryezë, qoftë në Këshillin e Evropës, qoftë në anëtarësim në Bashkimin Evropian apo qoftë në NATO, e shoh që ky dialog pa asnjë mëdyshje është gjëja e parë që duhet ta përfundojmë”, tha ajo.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çelësi i qëndrueshmërisë në rajon.
“Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është vitale për gjithë Evropën sepse mbyll disa çështje të hapura e të rrezikshme. Nëse ato mbyllen mendoj se do të mund të hapin një kapitull të ri të rëndësishëm për integrime evropiane por edhe ë paqes e sigurisë në kontinentin tonë”, tha zoti Konjufca.
Diplomatët evropianë bën thirrje që Bashkimi Evropian të përshpejtojë proceset integruese për Ballkanin Perëndimor në mënyrë që të fitojë besimin e humbur gjatë këtyre viteve të fundit./VOA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi