LAJMI I FUNDIT:

Isa Mustafa përkujton Nekibe Kelmendin, në pesëvjetorin e vdekjes së saj

Isa Mustafa përkujton Nekibe Kelmendin, në pesëvjetorin e vdekjes së saj

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, ka kujtuar ish-ministren e Drejtësisë, aktivisten shumëvjeçare të çështjes kombëtare, ish-deputeten Nekibe Kelmendi, e cila u nda nga jeta pesë vite më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ai e portretizon Kelmendin si grua me tipare të veçanta dhe me personalitet të fortë, guxim e dije.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës:


“Përkujtojmë sot Nekibe Kelmendin, Ministren e Drejtësisë, deputeten e Kuvendit të Kosovës, nënkryetaren e LDK-së, gruan e fortë të Kosovës. Nekiben, të cilës okupatorët serb natën e 24 dhe 25 marsit të vitit 1999, në shenjë hakmarrjeje për veprimtarinë atdhetare, ia masakruan dhe vranë bashkëshortin Bajram Kelmendin, avokat, dhe djemtë Kastriotin dhe Kushtrimin, por kurrë nuk e humbi vullnetin të punojë për Kosovën, për të ardhmen e gjeneratave të bijve të saj.

Nekiben tonë, para pesë vitesh e mundi një sëmundje e rëndë.

Ishte veprimtare dhe shtyllë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, luftëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut, stratege e ndërtimit të shtetit të së drejtës. Grua me tipare që kishte durim të dëgjojë të tjerët por edhe guxim për të shprehur qartë qëndrimet e saj.

Shëmbëlltyrë e personalitetit të fortë, vullnetit, guximit dhe dijes” (sic), ka shkruar Mustafa.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori