LAJMI I FUNDIT:

Ironizoi me aktivisten, Greta Thunberg i përgjigjet presidentit Trump duke i kopjuar fjalët e tij

Ironizoi me aktivisten, Greta Thunberg i përgjigjet presidentit Trump duke i kopjuar fjalët e tij

Greta Thunberg, 16-vjeçarja aktiviste suedeze e klimës, mahniti botën kur u bëri thirrje udhëheqësve botërorë për apatinë e ndryshimit të klimës në OKB të hënën.

Megjithatë, pak orë pas fjalimit të saj, përcjell Telegrafi, presidenti Donald Trump duket se po përpiqej të ironizonte me Thunberg, kur ai bëri një postim në Twitter.


“Ajo duket si një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritshme dhe të mrekullueshme”, shkroi ai në një cicërimë vonë në mbrëmje. “Diçka e bukur për tu parë!”.

Kur ishte 11 vjeçe, ajo ndaloi së ngrëni për dy muaj të plotë: Rrëfimi për jetën e vështirë të Greta Thunberg, adoleshentes që po u jep mësim për klimën, politikanëve botërorë
Lexo po ashtu Kur ishte 11 vjeçe, ajo ndaloi së ngrëni për dy muaj të plotë: Rrëfimi për jetën e vështirë të Greta Thunberg, adoleshentes që po u jep mësim për klimën, politikanëve botërorë

Dhe ndërsa nuk iu drejtua drejtpërdrejt në cicërimin e Trump, Thunberg pati një përgjigje të qetë por të shkathët ndaj tij, kur ajo azhurnoi përshkrimin e saj në Twitter me të njëjtat fjalë dhe formulimin e dhënë nga presidenti Trump.

“Një vajzë e re shumë e lumtur që pret një të ardhme të ndritshme dhe të mrekullueshme”, shkroi ajo në përshkrimin e profilit të saj në Twitter, në të cilin sipas “Time” shkruante: “Aktiviste 16 vjeçare klimaterike me Asperger. Bashkohuni në grevat globale të klimës më 20-27 Shtator! #FridaysForFuture”.

Ndryshe, gjatë fjalimit të saj emocional në OKB, Thunberg dënoi udhëheqësit e botës për të mos ndërmarrë më shumë veprime kur është fjala për ndryshimet klimatike.

“Unë nuk do të duhej të isha këtu. Unë duhet të kthehem në shkollë në anën tjetër të oqeanit”, tha ajo. “… Ju keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Macron nga Shtëpia e Bardhë: Marrëveshja e paqes me Rusinë nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Botë
Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Vdes agjenti i Shërbimit Sekret që u hodh mbi limuzinën presidenciale gjatë vrasjes së John Kennedy

Amerika
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Mbetjet e raketës së Musk bien në disa vende në Poloni, publikohen pamjet

Evropa
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori