LAJMI I FUNDIT:

Irani thotë se ka përfunduar embargoja e OKB-së për armët

Irani thotë se ka përfunduar embargoja e OKB-së për armët

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se embargoja e Kombeve të Bashkuara për shitjen e armëve ndaj Iranit ka përfunduar më 18 tetor, sipas kushteve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e arritur ndërmjet fuqive botërore dhe Teheranit.

Ministria e Iranit njoftoi se ndalesa për armët është hequr duke thënë se të “gjitha kufizimet mbi transferimin e armëve, aktivitetet e lidhura me të dhe shërbimet financiare për dhe nga Republika Islamike… që të gjitha përfundojnë automatikisht”.

Në teori, Irani do të jetë përsëri në gjendje të blejë armë shtesë konvencionale të tilla si tanke, aeroplanë luftarakë dhe artileri të rëndë.


Heqja e embargos së armëve është kundërshtuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se blerja e sërishme e armëve nga Irani është një kërcënim për sigurinë botërore.

Por, ministria tha se Irani nuk ka nevojë të blejë shumë armë pasi doktrina e tij e mbrojtjes është e “bazuar në mbështetjen e fortë te njerëzit e tij dhe aftësitë vendore”.

Po ashtu, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme iraniane thuhet se armët e shkatërrimit në masë “nuk kanë vend në doktrinën e mbrojtjes së Iranit”.

Më herët gjatë javës, presidenti iranian, Hassan Rohani iu gëzua heqjes së embargos për armët.

“Dhjetë vjet të sanksioneve të padrejta mbi armët do të përfundojë më 18 tetor”, tha Rohani më 14 tetor.

Por, shpallja e fitores nga Irani për këtë gjë mund të jetë e parakohshme, pasi Tehernai ende po përballet me disa kufizime, përfshirë sanksionet shkatërruese amerikane, që kanë goditur keq ekonominë iraniane.

Embargoja ishte vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OBK-së më 2007. Marrëveshja për heqjen e embargos ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, që u nënshkrua nga Rusia, Kina, Gjermania, Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

SHBA-ja është tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe ka rivendosur sanksione ekonomike ndaj Iranit.

Washingtoni zyrtar më herët gjatë këtij viti ka tentuar që ta zgjerojë embargon për armët konvencionale, por dështoi pas kundërshtimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump më pas u fokusua që të rivendosen të gjitha sanksionet e OKB-së ndaj Iranit. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-pjesëtari i

Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Çka u diskutua në raundin e parë mes amerikanëve dhe ukrainasve?

Azia
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Kalo në kategori