Kosova vazhdon të renditet nën mesataren e rajonit për nga të drejtat e punëtorëve,me pjesëmarrjen më të ulët në tregun e punës (38.6% punësim dhe 43.2% aktivitet).

Në krahasim, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia shënojnë treg më aktiv dhe nivele mëtë larta punësimi, ndërsa vendet e tjera të rajonit mbeten nën 50% të aktivitetit.


Të dhënat u prezantuan në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës ngaInstituti për Politika Sociale Musine Kokalari, në kuadër të raportit krahasues 2024–2025 mbi cilësinë e të drejtave të punëtorëve në Ballkanin Perëndimor.

Raportievidenton se shumica e vendeve të rajonit përballen me paga të ulëta, orare tëzgjatura pune, mbrojtje të pamjaftueshme në vendin e punës dhe dialog social tëdobët.Kosova ka gjithashtu pagën minimale më të ulët në rajon, 342 euro, e cila nukmbulon as gjysmën e kostos reale të jetesës.

“Këta tregues tregojnë se puna nëKosovë nuk garanton një standard minimal jetese dhe se politikat aktuale nuk po imbrojnë mjaftueshëm punëtorët”, tha Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit përPolitika Sociale Musine Kokalari.

Raporti vë në pah edhe shkeljet e orarit ligjor të punës, mungesën e kapaciteteveinspektuese dhe një hendek të thellë gjinor, me pjesëmarrje të grave në tregun e punës prej vetëm 34.7% dhe diferencë pagash prej 18.6%.

Instituti u bën thirrjeinstitucioneve, sindikatave dhe punëdhënësve që të rrisin standardet e punësdinjitoze në Kosovë dhe në mbarë rajonin.