LAJMI I FUNDIT:

iPhone, iPhone 7 dhe 7 Plus vijnë me ngjyra të reja!

iPhone, iPhone 7 dhe 7 Plus vijnë me ngjyra të reja!

Apple do të prezantojë zyrtarisht modelet e reja të iPhone, iPhone 7 dhe 7 Plus, në një ngjarje mediale që do të mbahet javën tjetër. Pajisjet do të zyrtarizohen të mërkurën.

Sipas raporteve të fundit, thuhet se pajisjet telefonike të reja nga Apple do të vijnë në pesë ngjyra të ndryshme.


Këto pesë ngjyra do të përfshijnë ngjyrën e zezë ‘të errët’, e zeza ‘piano, dhe ngjyrat ekzistuese si e argjendtë, ngjyra e arit dhe ngjyra rozë.

iPhone 7 dhe 7 Plus do të vijnë me një numër risishë, dizajnë të ngjashëm me modelet ekzistuese dhe harduer të ri.

Brenda iPhone-ëve të ri do të jetë procesori A10 i dizajnuar për performancë dhe grafikë të përmirësuar.

RAM memoria e të dy modeleve pritet të jetë e kapacitetit 3GB ndërsa hapësira e brendshme do të varioj prej 32, 128 dhe 256 GB.