LAJMI I FUNDIT:

iPhone 7 sjell procesorin e ri – A10

iPhone 7 sjell procesorin e ri – A10

Modeli më i ri i telefonit të Apple, përkatësisht iPhone 7 dhe 7 Plus pritet të vijnë me procesorin e brezit të ardhshëm, Apple A10.

Procesori i Apple, A10 shënoi 3000 pikë në Geekbench 3 për single core, dhe kjo është pak më pak se rezultati i 3010 të bërë mbi procesorin A9X që është në iPad Pro dhe më shumë se rezultati i procesorit A9 që është në iPhone 6S.

Së bashku me procesorin e ri, iPhone 7 dhe 7 Plus pritet të vijnë me më shumë RAM se sa modelet aktuale.


iPhone të rinj do të vijnë me kamera të reja – iPhone 7 Plus pritet të shfaqet me kamera me nga 12MP në të dyja anët e pajisjes, ndërsa iPhone 7 me vetëm një kamerë me 12 MP.