LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6S prezantohet më 25 shtator, por mund të porositet prej 18 shtatorit?

iPhone 6S prezantohet më 25 shtator, por mund të porositet prej 18 shtatorit?

Derisa spekulimet e shumta sugjerojnë se gjenerata e re e telefonit të Apple, iPhone do të vijë gjatë këtij viti, një raport i ri pretendon se modeli i ardhshëm i iPhone do të prezantohet më 25 shtator.

Sipas Business Insider thuhet se data e lansimit zyrtar të modelit të ri të Apple iPhone do të jetë 25 shtatori i këtij viti.

Business Insider e bazon pohimin e saj në një email të cilin thotë se e ka parë nga Vodafone UK, të cilën kjo e fundit ia ka dërguar punonjësve të saj, duke thënë se 25 shtatori do të jetë dita e prezantimit të iPhone, ndërsa paraporositë për telefonin do të fillojnë më 18 shtator.

Mirëpo në këtë raport nuk thuhet asgjë për emërtimin që do ta ketë modeli i ri i iPhone. Por më herët kanë qarkulluar zëra që pretendonin se varianti më i ri i telefonit të Apple do të quhet iPhone 6S më shumë sesa iPhone 7.


Sa i përket specifikave, është thënë se përpos tjerash iPhone 6S do të vijë me 2GB për dallim nga paraardhësi i tij që ofron vetëm 1GB RAM, bashkë me SIM kartelën universale. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Brazili nuk është i vetëm - cilat vende e kanë ndaluar platformë X?

Teknologji
E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch

E vetmja gjë që përdoruesit nuk duhet të bëjnë me Apple Watch

Teknologji
Kalo në kategori