LAJMI I FUNDIT:

iPhone 6S dhe 6S Plus në shitje prej 18 shtatorit?

iPhone 6S dhe 6S Plus në shitje prej 18 shtatorit?

Dy modelet e reja të telefonave të Apple, dyshja iPhone 6S përbëjnë pajisjet më të përfolura dhe më të pritura në treg këtë vit.

Mirëpo tani një raport i ri medial sugjeron se data kur kjo dyshe e telefonave të Apple do të paraqitet në treg, është 20 shtatori 2015.

Sipas burimeve brenda Foxconn është thënë se prezantimi zyrtar nga Apple për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus do të bëhet më 11 shtator të këtij viti, ndërsa modelet e reja të telefonave të Apple do të fillojnë të shiten nëpër dyqanet e kompanisë në SHBA nga data 18 shtator.

Por duke e ditur rëndësinë e 11 shtatorit në SHBA, duket pak e besueshme që prezantimi zyrtar i gjeneratës së re të telefonave të Apple do të bëhet mu në këtë ditë.


iPhone 6s dhe 6s Plus pritet të vijnë me dizajn edhe më të hollë sesa modelet paraprake, për shkak të teknologjisë Force Touch, e cila do ta mundësojë këtë gjë.

Më pas pritet që të dy modelet të pajisen me procesorin Apple A9, 2GB RAM, dhe kamerën më të fuqishme me 12MP e cila do të mund të incizojë video në 4K. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një

Një nga robotët më të avancuar në botë, tani ka një "shoqe" - publikohet biseda mes dy robotëve

Teknologji
Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Cila është arsyeja që i shtyn shumë konsumatorë drejt blerjes së një telefoni më të ri?

Teknologji
iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

iPhone 17 Slim i Apple do të ketë një lloj të ri ekrani OLED

Teknologji
TikTok paditet nga 13 shtete amerikane për 'dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve'

TikTok paditet nga 13 shtete amerikane për 'dëmtim të shëndetit mendor të të rinjve'

Teknologji
MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

MalMath: Aplikacioni që zgjidh detyra të matematikës hap pas hapi në gjuhën shqipe

Elon Musk mori robotin Optimus të Tesla-s për një shëtitje nëpër fabrikë – njëri nga komentet e shumta ishte shumë interesant

Elon Musk mori robotin Optimus të Tesla-s për një shëtitje nëpër fabrikë – njëri nga komentet e shumta ishte shumë interesant

Kalo në kategori