iOS 10 lëshohet më 13 shtator. Ja lista e iPhone & iPad që do të përditësohen! (FOTO)

Versioni i fundit i sistemit operativ të Apple iOS 10 do të lëshohet në iPhone dhe iPad më 13 shtator.
Përditësimi i fundit i Apple, iOS 10 do të jetë në dispozicion për shkarkim në iPhone dhe iPad duke filluar nga data 13 shtator. Kjo datë është bërë zyrtare nga vetë kompania Apple.
Versioni i ri i softuerit mobil të Apple, iOS 10 sjell shumë përmirësime në sistemin operativ të Apple.
iOS 10, sjell shumë ndryshime në iPhone/ iPad, duke përfshirë edhe ekranin interaktiv për mbylljen e telefonit, njoftimet me 3D Touch si dhe shkurtesat në ballinën e telefonit.
Më pas, Siri do të ofrojë risi të ndryshme në iOS 10, duke përfshirë edhe mesazhet dhe komandat e ndryshme.
Por cilat pajisje mobile të Apple do të mund ta marrin versionin e ri të sistemit operativ iOS 10?
iPhone 6S/ 6S Plus
iPhone 6/ 6 Plus
iPhone SE
iPhone 5/ 5S/ 5C
iPad Pro 12.9/ 9.7"
iPad Air/ Air 2
iPad Air
iPad gjenerata e 4
















































