Inxhinierët e lartë të Facebook thonë se askush në kompani nuk e di se ku ruhen të dhënat tuaja

Dy inxhinierë prej kohësh të Meta ishin “të shqetësuar” për mënyrën se si kompania ruan dhe mban gjurmët e të dhënave të përdoruesve dhe zbuluan se nuk besojnë se dikush në kompani mund të përpilojë të gjitha të dhënat që i përkasin një përdoruesi të vetëm.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dy inxhinierët u morën në pyetje gjatë një seance gjyqësore si pjesë e një padie për privatësinë e konsumatorit të përqendruar rreth skandalit të Cambridge Analytica të vitit 2018.
Inxhinierët u morën në pyetje në mars të këtij viti, por procesverbali i seancës u zbulua së fundmi, siç u raportua për herë të parë nga The Intercept.
Marrja në pyetje u drejtua nga një ekspert teknik i caktuar nga gjykata, i cili po përpiqej të përcaktonte saktësisht se çfarë informacioni ruan Facebook për përdoruesit dhe ku mbahen të gjitha.
Një nga inxhinierët ishte Eugene Zarashaw, profili i LinkedIn i të cilit thotë se ai është drejtor inxhinierie në Meta dhe ka punuar atje për gati nëntë vjet.
I dyti ishte Steven Elia, i cili përshkruhet në LinkedIn si një menaxher i inxhinierisë softuerike që ka kaluar 11 vjet në Facebook.
Siç vë në pah Business Insider, përcjell Telegrafi, eksperti i caktuar nga gjykata pyeti se kush në Facebook do të ishte në gjendje t’i përgjigjej pyetjes: ku ruhen të gjitha informacionet për një përdorues të vetëm?
“Unë nuk besoj se ekziston një person i vetëm që mund t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Do të duhej një përpjekje e rëndësishme ekipore për të qenë në gjendje t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”, u përgjigj Zarashaw.
Një zëdhënës i Meta-s tha për The Intercept se nuk ishte befasuese që inxhinierët individualë nuk mund të identifikonin se ku ruheshin të gjitha të dhënat për një përdorues të vetëm në sistemet e kompanisë.
“Ne kemi bërë – dhe vazhdojmë të bëjmë – investime të rëndësishme për të përmbushur angazhimet dhe detyrimet tona të privatësisë, duke përfshirë kontrolle të gjera të të dhënave”, ka theksuar zëdhënësi.
Meta nuk është përgjigjur menjëherë kur është kontaktuar nga BI për koment. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Inteligjenca Artificiale çon përpara shkencën - zgjidh problemin që shkencëtarëve iu deshën vite, për vetëm dy ditë
Ndalohet përdorimi i iPhone në Siri

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
Rusia blen mikro-çipa dhe dronë përmes Kazakistanit

Ishte prezantuar si revolucion, tani është thjesht një copë plastike e shtrenjtë – Humane ndërpret funksionimin e AI Pin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë