LAJMI I FUNDIT:

Inxhinierët austriakë zbulojnë “urën e së ardhmes” – që ‘hapet dhe mbyllet’ sikur një ombrellë

Inxhinierët austriakë zbulojnë “urën e së ardhmes” – që ‘hapet dhe mbyllet’ sikur një ombrellë

Studiuesit në Universitetin e Teknologjisë në Vjenë (TU Wien) kanë përfunduar punën në një lloj të ri të urës që modelohet për tu ‘hapur’ dhe ‘mbyllur’ si një ombrellë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ura është afërsisht 70 metra e gjatë dhe bën “një shtrirje të vogël” në lumin Lafnitz në kufirin e Austrisë dhe Hungarisë, ku po ndërtohet autostrada e re S7 e Austrisë.

Për dallim nga shumica e projekteve të tjera të ndërtimit të urës, ajo u vendos vertikalisht dhe më pas u shtri me nyje hidraulike të përkulshme që imitojnë mekanizmin e brendshëm të një ombrelle.


Fakti që ura mund të mblidhet në një vendndodhje qendrore para se të zgjerohet, mund ta bëjë ndërtimin shumë më të sigurt në terrenin shpesh të rrezikshëm që kërkon ura, duke përfshirë brigjet e pjerrëta të maleve dhe nëpër luginat e thella.

“Ndërtimi i urave duke përdorur skelat zakonisht zgjat me muaj”, ka thënë projektuesi Johann Kollegger në blogun e lajmeve të Universitetit.

Ekipi madje pretendon se ura nuk është vetëm më pak e kushtueshme për ta ndërtuar, por edhe më e qëndrueshme sesa modelet konvencionale.

Projekti u mbështet nga ASFiNAG, një korporatë publike e operuar nga qeveria austriake që ndërton dhe mirëmban autostradat e vendit. /Telegrafi/