LAJMI I FUNDIT:

Investitorët amerikan të gatshëm për të investuar në sektorin bankar të Kosovës

Investitorët amerikan të gatshëm për të investuar në sektorin bankar të Kosovës

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka prit në takim përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Presidenti Nazar Mehmeti, Sekretari i Përgjithshëm Ismet Smajli dhe Drejtori Naim Dedushaj.

Mehmeti falënderoi delegacionin për interesimin e tyre në sistemin financiar në Kosovë dhe i informoi lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin financiar në Kosovë dhe lidhur me treguesit e shëndetit financiar. Gjithashtu, ai theksoi kontributin e madh që diaspora shqiptare ka dhënë në të kaluarën dhe po vazhdon ta jap për zhvillimin ekonomik të Kosovës, përfshirë këtu nevojën e madhe që të hyrat nga diaspora të transformohen nga konsumi në investime që do kontribuonin direkt në zhvillim ekonomik të Kosovës.

Në takimin e zhvilluar u diskutua mundësia e investimit në sektorin bankar të Kosovës, ku përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës shprehën gatishmërinë për fillimin e procedurave për hapjen e bankës së diasporës në Kosovë, përcjell Telegrafi.


Mehmeti mirëpriti një iniciativë të tillë dhe informoi përfaqësuesit e Rrjetit lidhur me kërkesat ligjore të BQK-së për licencimin e një banke. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

Ekonomi
Kalo në kategori