Kriza e fundit në tregun financiar botëror kishte impakte negative edhe në investimet kosovare jashtë si fondet e privatizimit nga AKP-ja ish-AKM, fondet e Trustit Pensional, etj. Natyrisht, kjo u përcoll me shumë debate dhe shkrime në mediat tona. Në këto debate e shkrime u paraqitën mendime nga më të ndryshmet nga ekspertët tanë.
Disa i justifikonin këto humbje me arsyetimet se kjo realisht është duke i ndodhur gjithë botës e jo vetëm neve dhe se mundësitë tona ishin shumë të pakta që t’i shmangeshim apo t’i reduktonim sadopak këto humbje.
Kishte edhe shumë zëra që bënin thirrje për kthimin dhe investimin e gjithë këtyre fondeve në Kosovë. Duke pasur parasysh nevojat e mëdha për investime në Kosovë, natyrisht që të gjithë ne do dëshironim që të gjitha këto fonde apo sa më shumë nga këto fonde të investoheshin në Kosovë. Mirëpo, sa është realisht e mundshme kjo?
Fondet e Privatizimit nga AKP-ja ish-AKM
Fondet e privatizimit që janë të investuara nga AKP janë, për momentin, të bllokuara. Qeveria duhet të punoj maksimalisht për zhbllokimin e sa mëhershëm të këtyre fondeve dhe për këtë nuk do ishte fare e tepërt të krijohej një ekip i veçantë që do merrej ekskluzivisht me këtë punë. Këto fonde, me zhbllokimin e tyre, do mund të investoheshin të gjitha në ekonominë kosovare.
Mënyra më e mirë e investimit të tyre do ishte krijimi i një Fondi Zhvillimor për Bujqësi e Prodhimtari (një Fond i ngjashëm për Zhvillimin e Bujqësisë ka qenë edhe pjesë e programit ekonomik të Partisë Reformiste Ora në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë). Ky fond do duhej të jepte kredi 10 vjeçare, pa interes, fermerëve për rritjen e prodhimit bujqësor dhe bizneseve prodhuese për rritjen e prodhimtarisë në përgjithësi.
Për këtë qëllim, do duhej të krijohej një komision i veçantë qeveritar që do bënte vlerësimin e planeve të biznesit prodhues të fermerëve dhe prodhuesve kosovarë e të përcaktonte fituesit e këtyre kredive në bazë të meritokracisë.
Ky Fond Zhvillimor për Bujqësinë dhe Prodhimtarinë do kishte impaktet më pozitive të mundshme në zhvillimin ekonomik të vendit. Rritja e prodhimtarisë zvogëlon deficitin e madh tregtar (eksportet tona mbulojnë vetëm rreth 10% të importeve sipas Entit Statistikor të Kosovës), krijon vende të reja të qëndrueshme dhe afatgjatë të punës, rrit konsumin me rritjen e të ardhurave të të gjithë atyre që do përfitonin nga ky fond, rrit bazën tatimore me tatimet në fitimin e këtyre kompanive dhe tatimet në të ardhurat e punëtorëve të këtyre bizneseve, zbut sadopak normat e larta të interesit nga bankat komerciale me rritjen e ofertës për para në ekonomi, etj.
Prodhimtaria, si në bujqësi ashtu edhe në industritë e tjera, vepron në kushte shumë të vështira duke pasur parasysh subvencionimet e bizneseve në vendet e tjera, normat e larta të interesit kur dihet se bizneset prodhuese zakonisht kërkojnë kapital të madh fillestar e kthimi i këtyre investimeve kërkon kohë, etj. Krijimi i këtij fondi dhe realizimi i këtij objektivi do e bindte çdo qytetar të Kosovës, përfshirë edhe opozitën politike, se kjo qeveri vërtetë po bën diçka për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.
Fondet e TPK-së
Fondet e Trustit Pensional si fonde fiduciare që janë duhet të investohen konform standardeve ndërkombëtare, pra fondeve të ngjashme të vendeve tjera. Kompanitë kosovare (përveç bankave komerciale) nuk plotësojnë as kushtet minimale për të investuar në to, edhe pse shumë prej tyre kanë qenë shumë të suksesshme.
Këto kompani nuk janë të listuara në asnjë bursë të kapitalit në botë, nuk kanë as pasqyra financiare publike se lëre më të jenë të audituara nga auditorët e pavarur, e faktorë tjerë shumë relevant. Rrjedhimisht, për momentin, këto fonde mund të investohen vetëm në bankat komerciale.
Mirëpo, edhe në bankat që operojnë në Kosovë nuk mund të investohen të gjitha këto fonde, për dy arsye. Nën një, duhet të bëhet diversifikimi i portofolios së investimeve në mënyrë që të shpërndahet risku i humbjeve dhe të sigurohen fitime sa më të mëdha nga këto investime, që dmth. se mjetet duhet të investohen në shumë kompani.
Nën dy, edhe pse bankat tona kanë pasur fitime te majme, ato akoma përballen me shumë defiçenca serioze në qeverisjen e tyre, sidomos në kontrollet e brendshme. Jo rrallë na rastis të dëgjojmë nga biznesmenët vendas per pagesa mitoje analistëve të kredive e deri te kryeshefat ekzekutiv të këtyre bankave për lëshimin e kredive.
Maksimumi i fondeve të TPK-së që mund të investohet në bankat tona është 20-25%. Fondet tjera, detyrimisht do duhej të investoheshin jashtë.
Ky arsyetim nuk do të thotë që justifikon performancën e dobët të menaxherëve të TPK së me humbjet e kohëve të fundit. Humbjet në botën e biznesit modern janë përherë të pajustifikueshme.
Tekefundit, e gjithë perfomanca e punës së menaxherëve të investimeve vlerësohet duke u bazuar në fitimet apo humbjet në këto investime. Pothuajse, çdo menaxher investimesh arrin rezultate të mira në kohët kur i gjithë tregu financiar ka rezultate të mira.
Menaxherët e suksesshëm fitojnë edhe në kohë të vështira si kjo aktuale. Zatën, në këto kohë edhe dallohen menaxherët e mirë nga ata mesatar apo edhe ata të dobët. Prandaj, menaxherët e investimeve paguhen kryesisht bazuar në performancën e investimeve të tyre.
Menaxherët e suksesshëm të investimeve dijnë t’i analizojnë pasqyrat financiare të kompanive, të bëjnë parashikimet e duhura për kompanitë por edhe industritë e ndryshme, dhe përdorin modele analizash dhe vlerësimi si Abnormal Net Income Valuation, Market-to-Book Ratio, Dividend Capitalization Model, Discounted Free Cash Flow Model, etj. Këta menaxherë dijnë kur dhe ku t’i bëjnë investimet e kur dhe cilat investime t’i shesin. Warren Buffett, pasaniku më i madh në botë dhe investuesi më i suksesshëm, në vitin 2005 bleu aksione të Anheuser-Busch pasi kishte analizuar pasqyrat financiare vjetore të kësaj kompanie për 25 vjet me rradhë.
(Autori është konsultant biznesi me diploma baçelor dhe master në kontabilitet nga Arizona State University)
burim.gashi@gmail.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Sot bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës