Me qëllim të rritjes së kujdesit për ambientin në Korporatën Energjetike të Kosovës do të investohen edhe disa milionë euro.
Janë 76 milionë euro që do të shkojnë në ndërrimin e elektrofiltrave të termocentralin “Kosova B”.
Me përfundimin e projektit për ndërrimin e elektrofiltrave, KEK-u nga viti 2021 do të operoj me standarde të Bashkimit Evropian.
Ky projekt do të financohet nga fondet e IPA-së, përderisa Zyra e BE-së është në fazën përmbyllëse të projektit sa i përket pjesës administrative.
Drejtori i termocentralit “Kosova B”, Luigj Imeri, ka thënë se ky projekt është shumë i rëndësishëm si për banorët ashtu edhe për vet korporatën.
“Sipas parashikimeve tona, ky projekt do të filloj pas 6 muajve nëse shkon gjithçka në rregull. Përfundimi i projektit është në dy faza, e para është në njësinë B1, e cila përfundon rreth 15 dhjetorit të vitit 2020 dhe faza e dytë është ajo e njësisë B2, e cila do të përfundoj në vitin 2021. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për vendin mbi të gjitha për popullatën që jeton këtu, por edhe për vet KEK-un. Ky termocentral, pas implementimit të këtij projekti do të operoj sipas standardeve të BE-së”, ka thënë Imeri.
Banorët e fshatit Hade të cilët jetojnë afër KEK-ut, thonë se investimet e bëra nga korporata kanë ndikuar dukshëm në përmirësimin e ndotjes, që njëherësh kanë ndikuar për një jetë më të mirë.
“Në krahasim me gjendjen siç ka qenë para luftës apo menjëherë pasluftës, ka ndryshime më të mira. Me investimet e KEK-ut që i ka bërë në filtra. Ka përmirësime më të mira. Si banorë, kërkojmë nga KEK-u që të vazhdoj me punë dhe të përmirësoj më shume gjendjen e ambientit sipas standardeve të BE-së. Kërkojmë nga qeveria që të na bëjë një zgjidhje pasi kjo pjesë ka mbetur si geto dhe nuk ka kushte për jetesë. Ne presim zhvendosjen e komplet fshatit. Këtu nuk kanë mbetur shumë banorë, ata që kanë mbetur fëmijët i dërgojnë në shkollë me vetura private, prandaj gjysma e fshatit janë zhvendosur në Obiliq”, deklaroi Valton Preniqi, banor i fshatit Hade.
Zyrtarë të KEK-ut thonë se për të përmirësuar gjendjen e vështirë të trashëguar pas luftës, kanë realizuar një numër projektesh për përmirësime në ambient.
“Si një ndërmarrje me rëndësi të veçantë për vendin, Korporata Energjetike e Kosovës në objektiv të vazhdueshëm ka edhe komponentën ambientale. Në këtë drejtim KEK-u ka përfunduar një cikël investimesh në disa projekte, por do t’i përmendi vetëm tri prej tyre, siç janë, ndërrimi i elektrofiltrave të temocentralit ‘Kosova A’, transporti hidraulik i hirit, i cili më nuk bëhet përmes trakëve, por përmes gypave me përzierje, një litër ujë-një hi dhe mbulimi i një kodre prej 250 hektarësh me hi, e trashëguar që nga paralufta. Përndryshe, sa i përket tymit të përmendur ditëve të fundit, kjo ndodh në të gjitha termocentralet edhe në termocentralet e tona është proces teknik, i cili është i pashmangshëm në rastet kur ristartohet blloku, përndryshe kjo ndodh 3-4 orë derisa të hynë në funksion djegia e thëngjillit”, ka thënë Skender Bucolli, drejtor në Zyrën për Media të KEK-ut.
Vlera totale e investimeve të KEK-ut në përmirësimin e ambientit gjatë 10 viteve të fundit ka arritur në 60 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës