LAJMI I FUNDIT:

Investimet e huaja direkte, BE kërkon legjislacion kontrollues të ri nga Shqipëria

Investimet e huaja direkte, BE kërkon legjislacion kontrollues të ri nga Shqipëria

Brenda vitit të ardhshëm Shqipëria duhet të përfundojë legjislacionin e ri për investimet e huaja. Në një diskutim me ekspertë e politikanë të Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, kryetarja e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë e shtroi në terma konkretë kohorë procesin.

“Ka shkruar në Këshillin e Ministrave për vendimmarrje dhe po pres që të vij nga Këshilli i Ministrave dhe të organizojmë një takim të gjerë dhe të gjithë dhomat e tregtisë. Krahas këtij kuadri për investimet duhet edhe një për investimet e huaja direkte dhe brenda do të jetë njëkohësisht edhe screening për investimet e huaja direkte, janë disa iniciativa paralelisht”, tha Jorida Tabaku.

Për ekspertët, veprimi në këtë fushë është i domosdoshëm, sado i ngarkuar.


“Është identifikuar shumë qartë nga BE që në Shqipëri mungon totalisht legjislacioni për të bërë kontrollin e investimeve të huaja direkte. I është dhënë një afat Shqipërisë, ku Kuvendi ka kohë deri në fund të 2026 për ta plotësuar të gjithë këtë kuadër ligjor”.

“BE ka një rregullore të 2019 dhe ka të bëjë me infrastrukturën, informacionin, sigurinë, rendin publik në nivelin e BE-së”, thanë disa nga ekspertët.

Filtrat për investimeve të huaja në territorin europian u shtuan referuar termave të ndërhyrjes nga vendet e treta përmes bizneseve, përfshirë edhe atë mediatik. Një prej përvojave e ka unifikuar filtrimin e investimeve të huaja duke kontrolluar vetëm ato që vijnë nga jashtë BE-së./rtsh

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori