Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtoreshën e Parqeve, Fatime Hajdari, si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ismail Kokaj, vizituan sot ndërmarrjen Hortikultura për të parë nga afër funksionimin e kësaj ndërmarrjeje si dhe për t’i uruar punëtorët për mjetet e reja të punës.

Në vlerë prej rreth 150.000 eurosh, janë blerë makineri pune, si në vijim:


- Një kamion cisternë për larjen e rrugëve;

- Dy kamioneta me kabinë të dyfishtë;

- Dy traktorë me cisternë të ujit, për ujitje;

- Dy pajisje ndihmëse për traktorë;

- Njëzet prerëse të barit me fije plastike;

- Tri kosa vetëlëvizëse me motor.

Qëllimi i këtij investimi është mirëmbajtja e hapësirave të gjelbra brenda territorit të Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

IMG 7486