Një person është intervistuar pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij si prova materiale janë gjetur dy fara të cilat dyshohet se janë të bimës kanabis sativa.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 15:30, në veri të Mitrovicës.


Tutje thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar si prova materiale janë gjetur dy fara që dyshohet të jenë të bimës kanabis sativa. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/