Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa është liruar nga burgu javë më parë. Remi në një intervistë për Telegrafin, ku për herë të parë flet për media që prej lirimit nga burgu tregon se do t’i kthehet politikës. Ai po ashtu flet lidhur me rrethanat aktuale politike, nëpër të cilat po kalon shteti.
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit bëri të ditur se do t’i kthehet politikës, ndërsa duke folur për Gjykatën Speciale tha se e përkrah fuqishëm dhe me këtë do të mbyllet kapitulli i viteve të kaluara.
Në vazhdim mund ta lexoni intervistën e ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa:
Remi pritet t’i kthehet jetës politike
Telegrafi: Pas lirimit nga burgu, a do t’i riktheheni jetës politike?
Mustafa: Unë kthehem aty ku e kam vendin…është obligimi ynë që sa ma shumë të kontribuojmë në zhvillimin e shtetit tonë dhe pa dyshim fusha që unë kam zgjedhur të japë mundin edhe në vazhdim është politika.
Rrethanat na tregojnë se asnjëri nga ne, nuk mundet të jetë komod dhe të tërhiqet tërësisht në vete dhe të qëndroj indiferent para shembjes (deformimit) së vlerave që ne bashkë me kombet e qytetëruara i kemi arritur me aq mundim.
Sado e vështirë në dukje, kombi ynë, besoj unë se do rreshtohet në krah me kombet e qytetëruara dhe këtë do ta arrijmë shpejt dhe sigurt.
Unë kam besimin e madh, pavarësisht deformimeve në rrugë e sipër që dolën se do të gjejmë rrugën, edhe pse do të kemi kosto të pa shmangura.
Gjykata Speciale të zgjerojë fushëveprimin, t’i ndjekë edhe krimet ekonomike
Telegrafi: Tashmë jemi liruar nga burgu, a besoni në drejtësinë kosovare dhe çfarë prisni nga Gjykata Speciale
Rrustem Mustafa: Besimin në drejtësi është domosdo, prandaj kemi nevojë për kujdes të miqve dhe mirëpresim këshillimet miqësore si dhe reformën e gjerë si në drejtësi, ashtu edhe në segmentet tjera jetësore.
Gjykata Speciale pres të bëj punën shpejt dhe mirë, duke mos vonuar më gjërat që s’ka nevojë të prolongohen.
Jam nga ata që kam përkrahur Gjykatën Speciale, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera nga ana shqiptare që mund të përkufizohen si krime lufte.
Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë.
Po ju them se fatkeqësisht, ne vendorët as gjykatat lokale (komunale), nuk arritëm t’ vëmë në funksion, dhe nuk dua të komentoj më tepër, ngase të gjithë e kuptojmë pse???
Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore (mirë të organizuara) për të defunksionalizuar gjithë ato institucione të krijuara me mund, si gjykatat, universitetet dhe gjithçka që i jepte frymë zhvillimit dhe rrugës së vendit për ecje së mbari.
Pra nuk është e thjesht pse unë kërkoj pa hezitim vënien në punë, rendin, ligjin, Gjykatën speciale dhe gjithçka që do të shërbente në vendosjen e rendit dhe ligjit dhe të drejtës sistemore në përgjithësi.
Demarkacioni, duket se është çështje e kryer
Telegrafi: Çështja më e diskutueshme aktualisht është Demarkacioni me Malin e Zi, a duhet të miratohet?
Rrustem Mustafa: Tani duket qartë se demarkacioni është temë e përfunduar, nuk është çështje që mund të ndalet tani.
Personalisht angazhohem për relativizimin e kufijve në regjionin tonë, gjithherë kufijtë në Ballkan kanë krijuar vështirësi dhe luftëra aspak të dobishme, prandaj do të doja që kufijtë në regjion të shihen sa më pakë dhe njerëzit të jetojnë ku dhe si të duan.
Telegrafi: Bëhen gati dy vjet të ‘bashkëjetesës’ PDK-LDK, si e vlerësoni këtë koalicion?
Rrustem Mustafa: Na duhet qasje zhvillimore në përgjithësi, e në veçanti në drejtësi. Koalicioni PDK-LDK është koalicioni të cilin e kam quajtur koalicioni i madh. Koalicioni tani duhet të ndërroj qasjen në vendimmarrje, duhet vendimmarrje transparente, kompetente dhe institucionale.
Nuk munden më që problemet e çfarëdo natyre qofshin të mbesin të pa adresuara dhe të mundohen akoma të fshihen pas ambasadave apo emrave kredibil. Ka ardhur koha të merren vendime të mëdha dhe jo populliste, përndryshe koalicioni nuk është i domosdoshëm, mundet të ketë plotësim, rritje apo edhe zvogëlim të koalicionit.
Ne duhet t’i besojmë kësaj qeverie, por Qeveria duhet të reflektojë shpejtë, të përmirësojë komunikimin me qytetarë! Transparenca duhet të mbizotërojë pasigurinë e udhëheqësve të shtetit.
Mungesa e dijes për të sqaruar mirë para qytetarëve tanë marrëveshjet e fundit, keqinterpretimet e qëllimshme dhe të pa qëllimshme kanë prodhuar situatë krize. Është obligim që qytetarëve t’iu sqarohet mirë për çdo dilemë të ngritur.
Në kushtet e sotme nuk ka vend logjika e dhënies apo marrjes së territorit nga fqinjët. Në kushtet e sotme nuk kanë vend projektet për defunksionalizim të shtetit. Qasje e kundërt kërkohet nga ne dhe nga miqtë tonë.
Politika duhet të ketë prioritete
Telegrafi: Cila është e ardhmja e Kosovës?
Rrustem Mustafa: Politika duhet të ketë prioritete, duhet të funksionalizohen dhe të vihen në verim: implementimi i ligjit i cili është thelbësor dhe lidhet ngushtë me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Gjykata Speciale për të cilën ne duhet të kemi besim në punën e saj, zhvillimi ekonomik i cili do të garantojë stabilitet dhe zhvillim për vendin si dhe qasja për ekonomi zhvillimore.
Ne kemi ditur të krijojmë rreshta të mbushur me gra dhe burra, që deri dje me zell nderuan dhe u munduan shumë për lirinë, nga tani e tutje po ata rresht duhet të kthehen në rreshta për kujdes dhe zhvillim të rendit, ligjit, edukimit.
Po ashtu për gjyqtar të drejt; prokuror të ndjeshëm; polic korrekt që ruajnë rendin; doganier të ndershëm për vendin.
Po dua të përfundoj me këto katër pika për të cilat aq shpesh dhe me aq vendosmëri këmbëngulte miku im i nderuar dhe njohësi i madh i mendësisë të kombit shqiptar- Arbën Xhaferi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025