LAJMI I FUNDIT:

Interpelancat e inicuara nga Fronti Europian, pa mbështetje të mjaftueshme

Interpelancat e inicuara nga Fronti Europian, pa mbështetje të mjaftueshme

Duke pasur parasysh qëndrimet aktuale të partive politike parlamentare nga shumica dhe nga opozita, në seancën parlamentare të paraparë për të premten, pritet të refuzohen katër interpelancat për ministrat aktualë iniciuar nga Fronti Evropian, ndërsa për interpelancën e pestë për kryetaren e Komisionit të Punës, Ilire Dauti, disa nga deputetët paralajmërojnë se nesër ose pasnesër do të kenë qëndrimin e tyre. Megjithatë, siç brifojnë deputetët, edhe nëse interpelanca e dorëzuar nga E Majta votohet, Fronti Evropian mund ta propozojë përsëri Dautin dhe ajo të jetë kryetare e të njëjtit organ parlamentar.

Sipas Rregullores së Kuvendit, për interpelancat debati dhe votimi do të jenë ndaras. Do të debatojnë aq deputetët sa janë paraqitur për fjalim, por në fund të ditës, pra para mesnatës duhet të votohet. Megjithatë, deputetët shpresojnë se i gjithë debati mund të përfundojë brenda një dite.

Grupi parlamentar i LSDM-së, siç ka deklaruar zëdhënësja e partisë Bogdanka Kuzeska, mbetet në qëndrimin e publikuar nga fillimi i dhjetorit të vitit të kaluar se nuk do të mbështesë katër interpelancat e dorëzuara për punën e zëvendëskryeministrave Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviq, ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni nga LD. Ndërsa sa i përket interpelancës për Dautin, tha se qëndrimi do të jetë në bazë të koordinimit.


“Mbetemi në qëndrimin e njëjtë. Është edhe vendim i Këshillit ekzekutiv të partisë. Nuk do t’i mbështesim dhe nuk do t’i votojmë interpelancat e iniciuara nga BDI. Nuk ka nevojë për ndarje të reja në vija etnike. Për të ngritur interpelancë duhet të shihen kriteret dhe sigurisht të gjitha ato argumente që kanë të bëjnë me performancën e keqe të një ministri që të paraqiten dhe të mbështeten. Grupi parlamentar në koordinim do ta harmonizojë punën e seancës”, ka thënë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Sa i përket interpelancës për Ilire Dautin, të dorëzuar nga E Majta, Kuzeska ka thënë se ajo ka të bëjë edhe me interpelancat e BDI-së dhe siç u tha më herët duhen kritere dhe argumente.

“Duke qenë se deri më tani asnjë amendament i LSDM-së nuk është pranuar në Kuvend, përmes këtyre konferencave për media kërkojmë përgjegjësi dhe informojmë për punën e ministrit konkret”, ka thënë Kuzeska.

Deputetët nga E Majta, të cilët kanë dorëzuar interpelancën kundër Ilire Dautit, siç ka thënë Amar Mecinoviq, presin mbështetje të gjerë në Kuvend, duke pasur parasysh se ligji që ajo bllokon është propozuar nga LSDM, ndërsa OBRM-PDUKM, përmes zëdhënëses Marija Miteva paralajmëroi se do ta mbështeste shkarkimin e saj.

“Tani topi është te shumica. Ky është një hap kyç për t’i dhënë fund arbitraritetit të deputetes Dauti dhe bllokimit të procedurave parlamentare duke shkelur Rregulloren e punës”, ka thënë Mecinoviqi.

Grupi i tyre parlamentar nuk do të mbështesë interpelanca të tjera të iniciuara nga BDI.

“Konsiderojmë se ata janë të motivuara etnikisht dhe të shtyrë nga interesat e brendshme partiake dhe në fund të fundit për të krijuar tensione etnike dhe politike përmes të cilave ata veprojnë më së miri. E Majta vazhdon të kërkojë dorëheqjen e Pançe Toshkovskit i cili në mënyrë joadekuate i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e tij ministrore dhe për gjysmë viti lejoi një sërë skandalesh dhe lëshimesh, si arratisja e Grubit, incidentet me sigurimin e Gashit dhe kortezhet e tij të dasmave – por argumentet tona nuk përkojnë me ato të BDI-së”, thekson Mecinoviqi në deklaratën për Agjencionin Informativ të Maqedonisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga Shtipi, kryetari i qeverisë Hristijan Mickoski tha se në seancën për interpelancë të zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti dhe Ivan Stoilkoviqit, ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësit të tij Astrit Iseni, pret nga opozita “sulme që do polarizojnë dhe inkurajojnë ndjenjat e intolerancës ndëretnike”.

“Por, mendoj se kjo do të jetë e pafrytshme dhe e pasuksesshme dhe kjo përpjekje do të përfundojë si e dështuar. Pres kritika të pabaza dhe kritika që nuk kanë lidhje me realitetin. Por e tillë është opozita jonë në këtë moment. Shpresoj që do të nxjerrë një mësim, shumë shpejt do të ristrukturohen në aspekt programor, por do të rifreskohen edhe në aspektin personel, sepse aty shohim njerëz të pabesueshëm. Kemi memorie institucionale dhe e dimë se çfarë kanë bërë në të kaluarën”, tha Mickoski.

Koalicioni VLEN hodhi poshtë interpelancat për katër ministrat e tyre.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në takimin e fundvitit me gazetarë informoi se çdo interpelancë do të shqyrtohet ndaras dhe se mund të diskutohet gjatë gjithë ditës, varësisht se sa deputetë janë paraqitur. Megjithatë, shtoi ai, në fund të ditës duhet votuar.

“Për çdo interpelancë diskutohet gjatë gjithë ditës, në fakt së të paraqitur ka për të folur. Seanca mund të zgjasë, por deri në fund të ditës duhet votuar pas interpelancës konkrete. Për çdo interpelancë diskutohet për një ditë dhe në fund votohet ndaras për secilën”, tha Gashi.

Sipas tij, interpelanca si instrument nuk ka asnjë pasojë juridike dhe nuk ka fuqi ekzekutive. Ai është më shumë një mjet demokratik për diskutim politik për një temë, për një bartës të detyrës ose një person të zgjedhur dhe të emëruar nga Kuvendi.

Në trend Lajme

Më shumë
I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

I mituri në Ferizaj sulmohet fizikisht nga pronarët e kompanisë së autobusëve “Albana”, policia arreston njërin prej tyre

Kronika e Zezë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Apeli konfirmon aktakuzën ndaj ministrit Sveçla dhe tre deputetëve për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Drejtësi
Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut në vendin e 40-të, pa viza mund të udhëtohet në 129 vende

Lajme
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Shëndetësi
Kalo në kategori