Interi ka arritur të shënojë fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 2-0 në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zikaltërit e dinin që vetëm fitorja ju bën punë në këtë takim, duke e nisur furishëm nga fillimi.


Goli i parë erdhi në minutën e 22-të kur Lautaro Matrinez shënoi në portën e Burkit.

https://twitter.com/InterYaSoul/status/1187087558641147906

Në pjesën e parë nuk kishte më gola, ndërsa pjesa e dytë ishte edhe më interesante.

Julian Brand dhe Jadon Sancho kishin raste të mira për ta barazuar rezultatin, por Samir Handanovic ishte në top formë.

GettyImages 1177791565 Borussia Dortmund vs Inter (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Interit fitoi penallti në minutën e 83-të, por Martinez gaboi nga penalltia, pasi Burki e kuptoi goditjen e tij.

Candreva ishte që solli qetësi te Interi, pasi shënoi në minutën e 89-të nga një kundërzbritje.

https://twitter.com/InterYaSoul/status/1187108758423560204

Me këtë fitore Interit ka katër pikë, aq sa Dortmundi, ndërsa Barcelona është lider me shtatë sosh./ Telegrafi/

telegrafi sport app