Interi ka fituar si mysafir i Spal me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 33-të në Serie A.
Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund, Interi (71) tani ka gjashtë pikë më pak se lideri Juventus (77).
Interi e nisi shumë mirë ndeshjen ndaj Spal, ndërsa rrezikoi që në minutën e 5-të me Marcelo Brozovic, i cili gjuajti nga distanca, por nuk kishte sukses.
Goli i parë erdhi në minutën e 37-të të takimit, kur pas një aksioni të bukur, Antonio Candreva shënoi për 1-0.
Inter 1-0 SPAL (Candreva)) pic.twitter.com/EC0ZrJkLED
— InterCoppaItaliaVids (@CoppaVids) July 16, 2020
Pjesa e parë nuk solli më gola, pasi të tjerët u shënuan në pjesën e dytë.
Në minutën e 55-të të takimit, Cristiano Biraghi shënoi për 2-0.
Inter 2-0 Spal (Biraghi) pic.twitter.com/zWWMfXrc0s
— InterCoppaItaliaVids (@CoppaVids) July 16, 2020
Nuk vonoi shumë erdhi edhe goli i tretë, ku Alexis Sanchez, e kompletoi ndeshjen e mirë me një gol.
Inter 3-0 Spal (Alexis Sanchez) pic.twitter.com/J9sne1ZnhI
— InterCoppaItaliaVids (@CoppaVids) July 16, 2020
Goli i fundit u shënuan në minutën e 74-të, ku Ashley Young asistoi te Roberto Gagliardini i cili nuk e kishte shumë problem të shënonte.
Inter 4-0 Spal (Gagliardini) pic.twitter.com/IYiisZ7BPx
— InterCoppaItaliaVids (@CoppaVids) July 16, 2020
Interi në javën e ardhshme do të luajë sërish si mysafir te Roma. /Telegrafi/