Llapi mbylli aventurën në Ligën e Konferencës me barazim 2-2 në "Zahir Pajaziti", por ajo që ra në sy ishte numri i vogël i shikuesve tanë në shkallët e stadium.

Kjo nuk vlen vetëm për Llapin që ishte vendas, por mungesa e fansave u vërejt edhe në ndeshjet e Ballkanit, Malishevës dhe Dritës.


"Xhebrailat" dhe "Legjendat" në numër të vogël, ndërsa "Intelektualët' dhe 'Tornadot' nuk u panë fare në "Zahir Pajaziti".

Ndeshja hapëse e Malishevës kundër Buducnostit edhe pse pritej me interesim të madh pasi ky klub debutonte në garat evropiane, tribunat nuk e treguan këtë gjë.

450528340 1388807188728448 8580522526329947292 n

Shumë pak tifoz ishin në fitoren e Malishevës kundër Buducnostit me rezultat 1-0, duke i lënë lojtarët të zhgënjyer pa përkrahjen që nuk e patën.

Llapi ishte i dënuar në lojën e parë dhe për rrjedhojë dyert e stadiumit u hapën vetëm për kryesitë e klubeve. Por në të dytën siç duket rezultati i ndeshjes së parë i kishte 'ndalur' të shkonin në stadium.

Ballkani në anën tjetër, si kampion i Kosovës, ka kohë që në ndeshjet që zhvillohen jashtë qytetit të Suharekës, tifozët e 'injorojnë' skuadrën e tyre. Kjo u pa edhe në përballjet me Santa Coloman dhe Hamrunin.

Sa i përket Dritës, vazhdon të ketë mosmarrëveshje mes kryesisë së klubit dhe asaj të tifozëve, që po vazhdojnë bojkotin e klubit.

453478791 1090381265870939 8422290089785977843 n

Edhe pse në ndeshjen e Dritës në tribunën kryesor kishte tifozë, 'Intelektualët' munguan pas porte edhe pse e kishin hyrjen falas.

Tifozët e Brondbyt, leksion atyre të klubeve kosovare

Shumë u ankuan për temperaturat e larta, disa edhe për çmimet e biletave, por tifozët e Bronbyt danez iu dhanë leksion se si duhet një klub.

Nga kryeqyteti i Danimarkës, ata udhëtuan për 2200 kilometra për ta shikuar ekipin e zemrës dhe ishin afër 200 në "Zahir Pajaziti".

Disa kishin udhëtuar edhe me vetura që i bie 24 orë udhëtim me veturë, ndërsa të tjerët kishin ardhur me udhëtim me aeroplan për tre orë.

Edhe udhëtimi me aeroplan zgjatë më shumë se sa udhëtimi me veturë nga Malisheva, Suhareka dhe Gjilani, mos të flasim për Podujevën, që llapjanët e kishin aty.

Festa e tifozëve të Brondbyt pas ndeshjes me lojtarët e tyre që kaluan tutje me rezultat të përgjithshëm prej 8-2 ishte fantastike. /Telegrafi/

telegrafi sport app