Numri i familjeve potenciale për adoptim është më i lartë se sa numri i fëmijëve pa kujdes prindëror. Nga të gjitha rastet e trajtuara gjatë periudhës janar-shtator 2024, në Klinikën e Gjinekologjisë, prej 26 rasteve të trajtuara, 11 prej tyre kanë rezultuar në braktisje. Ndërsa në vitin 2023, prej 30 rasteve të trajtuara vetëm katër fëmijë janë braktisur.
Për momentin në SOS Fshatrat e Kosovës janë 31 fëmijë të moshave të ndryshme deri në 18-vjeç.
Shkak i pritjes së gjatë për adoptim, për të cilin ndodh se familjet presin deri në 10 vjet, sipas drejtorit të Qendrës për Punë Sociale, Bajram Shala është numri i vogël i fëmijëve me status për adoptim.
“Numri i familjeve potenciale për adoptim është më i lartë se sa numri i fëmijëve pa kujdes prindëror me status të zgjidhur e potencial për adoptim, është shumë i vogël. Kjo ndodh për shkak që ka numër të lartë të familjeve që parashtrojnë kërkesa dhe janë të vlerësuara pozitivisht për adoptim, por numri i fëmijëve me status për adoptim është i vogël. Andaj, kjo është arsyeja e pritjeve të gjata”, ka thënë Shala në një përgjigje me shkrim.
Punëtorja sociale në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, Hafize Hamza-Geci ka potencuar se gjendja ekonomike është ndër shkaqet kryesore të braktisjes së fëmijëve.
“Vitin 2023 kemi pasur rënie të numrit të fëmijëve të braktisur në klinikën tonë. Gjithsej, kemi trajtuar 30 raste, kurse në braktisje, refuzim të kujdesit ndaj fëmijës së tyre kanë rezultuar 4 raste. Këtë vit, deri më 30 shtator 2024 kemi një ngritje shumë më të madhe të braktisjes së fëmijëve, pas lindjes nga prindërit.
Nga të gjitha rastet që janë trajtuar gjatë 2024, prej 26 rasteve, 11 kanë rezultuar në braktisje. Arsyet më të shpeshta të braktisjes së fëmijëve menjëherë pas lindjes nga nënat, janë shkaqe ekonomike, por edhe arsye të ndryshme, si braktisja e partnerit dhe mospërkrahja e familjes së tyre”, ka potencuar Geci.
Drejtoresha e SOS Fshatit, Ora Bytyçi, tregon se momentalisht në SOS janë gjashtë familje, të cilat jetojnë në banesa me qira. Ai ka theksuar se SOS Fshatrat nuk përkrahen financiarisht nga qeveria, si çdo organizatë tjetër aplikojnë për grande me projekte.
“Momentalisht, kujdesemi për 31 fëmijë të moshave të ndryshme deri në 18-vjeç. Momentalisht, kemi 6 familje SOS. Ne, kemi vendosur që së bashku me SOS nënat dhe tezet që të marrin banesa me qira në Prishtinë… Kur fëmijët tanë arrijnë moshën 18-vjeç, ne kemi edhe programin e gjysmë pavarësimit.
Në programin e gjysmë pavarësimit i kemi 12 të rinj, ndërsa ata të cilët kanë kaluar edhe atë trevjeçarin e gjysmë pavarësimit, janë mbi 30 të rinj… Për momentin, nuk përkrahemi financiarisht nga shteti, sigurisht i kemi disa prej projekteve që aplikojmë dhe fitojmë grante, por aplikojmë si çdo organizatë tjetër. Në të ardhmen shpresojmë të jemi në buxhetin e Republikës së Kosovës sepse, këta fëmijë janë të Kosovës, janë brengë e secilit prej nesh”, ka thënë ajo.
Fëmijët pa përkujdesje prindërore janë në kompetencë të organit të kujdestarisë në Qendrën për Punë Sociale, i cili sipas kompetencës territoriale dhe mandatit si dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve që rregullojnë mbrojtjen e interesave dhe të drejtave të fëmijëve ndërmerr hapa e veprime për mbrojtjen e fëmijës. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe