Me aktivitete të shumta po vazhdon dita e dytë e edicionit të dytë të Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në Prishtinë, gjatë të cilit nxënësit kanë mundësi të argëtohen dhe të shikojnë tituj të ndryshëm të autorëve vendorë dhe të huaj nga shtëpi të ndryshme botuese.
Me këtë rast u theksua nevoja që festivale të tilla duhej të organizoheshin më shpesh në të gjitha komunat e vendit.
Organizatori Agon Ahmeti u shpreh i kënaqur me numrin e madh të fëmijëve që po vizitojnë panairin. Derisa ka thënë se në çdo orë të paktën 200 fëmijë janë prezent që po vinë në mënyrë të organizuar nga shkollat.
“Shumë këndshëm është duke shkuar, fatmirësisht deri tash koha është e mirë, edhe pse kemi pas paralajmërime që mundet me qenë moti i ligë. Gjithsesi, po shpresojmë me pas këtë fat deri në ditën e fundit, meqenëse interesimi është jashtëzakonisht i lartë, mund të them në çdo orë të paktën 200 fëmijë i kemi prezent që po vinë në mënyrë të organizuar nga shkollat, kryesisht të Prishtinës, por edhe jashtë Komunës së Prishtinës, natyrisht edhe prindër që po sjellin fëmijët e tyre për të vizituar festivalin dhe panairin e librit për fëmijë. Natyrisht festivalet e tilla do duhej të organizoheshin më shpesh dhe në gjitha Komunat e Kosovës”, tha Ahmeti.
Ndërsa, vetë nxënësit janë shprehur të lumtur me aktivitetet në panairin e librit teksa theksojnë nevojën për më shumë panaire të tilla.
Nxënësja e një shkolle në kryeqytet, Nina Gjoshi derisa tha se po kalojnë mjaft mirë në panair, ka shtuar se në këtë formë janë relaksuar duke bërë aktivitete të ndryshme.
“Në panairin e librave kam kaluar shumë mirë, sepse edhe jemi relaksuar dhe kemi bërë disa joga, dhe kemi shikuar libra…Lexoj libra shumë edhe në shkollë, edhe në kohët e lira lexoj më shumë libra”, tha Gjoshi.
Edhe nxënësi tjetër, Kaon Qoqaj ka thënë se është e nevojshme që të ketë sa më shumë panaire të tilla.
“Do të duhej të kemi më shumë këso panaire, sepse relaksohemi më shumë si fëmijë, dhe kemi bërë aktivitete të ndryshme, kemi relaksuar mendjen dhe jemi kënaqur shumë”, tha ai.
Mësimdhënësja Shqipe Shabani, e cila ka sjelle nxënësit të vizitojnë panairin, vlerëson se i njëjti është shumë i rëndësishëm duke marrë parasysh vlerën e librit.
“Panairet e tilla janë shumë të rëndësishëm për fëmijët, për shkak se vlera e librit e dimë sa është e rëndësishme për ta, që fëmijët të lexojnë sa më shumë, të kenë shprehje më shumë…Panairet e tilla janë të mirëseardhura çdoherë”, tha ajo.
Anda Gjikolli, njëra nga përfaqësueset e shtëpive botuese në vend, është shprehur e lumtur me interesimin e madh të fëmijëve në panair, teksa konsideron se panaire të tilla duhet të organizoheshin më shpesh.
“Jemi shumë të kënaqur me interesimin e fëmijëve, ku shumica fëmijëve kanë ardhur edhe në grupe nga shkolla të ndryshme…Mendoj se po, sidomos edhe gjatë stinës së verës do të kishte qenë mirë që të kishte sa më shumë panaire të tilla në mënyrë që të promovohet edhe leximi te fëmijët ”, ka thënë ajo.
Edicioni i dytë i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë në Prishtinë do të jetë i hapur për vizitorë deri më 6 tetor. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vazhdon gjendja emergjente me mbeturina në kryeqytet, drejtori Brestovci me akuza për “Pastrimin”

Qytetarët duhet të paguajnë 5 euro për shërbime shëndetësore në zonën ku nuk jetojnë

Nënshkruhet marrëveshja për fuqizimin ekonomik të grave në Podujevë

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë